GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Duhet të firmosë me Dybalan dhe Locatellin, java vendimtare për Juventus

09:12 - 05/08/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Sassuolo-Juventus: Sillni ofertë adekuate, ndryshe nuk e shesim Locatellin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kjo është një javë vendimtare për Juventusin pasi ‘Bardhezinjtë’ janë në bisedime me Sassuolo për Manuel Locatelli dhe do të takojnë po ashtu edhe agjentin e Paulo Dybala.

Locatelli mbetet përparësia e ‘Zonjës së Vjetër’ këtë verë, por tani po i mbaron koha. Drejtori i klubit Federico Cherubini tashmë është takuar me përfaqësues të Sassuolos tri herë këtë verë dhe një mbledhje e re pritet të mbahet këtë javë raporton ‘La Gazzetta dello Sport’.

Juventus ka ofruar 5 milionë euro për huazimin dyvjeçar të lojtarit, me të drejtë për ta blerë për 20 milionë euro dhe shpërblime deri në 7 milionë euro plus, por Sassuolo kërkon 35-40 milionë euro.

Drejtori ekzekutiv të këtyre të fundit, Giovanni Carnevali gjithashtu ka caktuar 8 gushtin si afatin e fundit për transferimin, kështu që, në letër, ‘Zigjelbërit’ nuk do të dëgjojë më ofertat pas fundjavës.

Locatelli tashmë ka anuluar një lëvizje te Arsenali, pasi dëshiron vetëm t’i bashkohet Juventusit.

‘Bardhezinjtë’ gjithashtu do të takohen me agjentin e Paulo Dybala, Jorge Antun në Torino. Periudha e tij e karantinës ka mbaruar, kështu që Antun më në fund mund të takohet me Juventinët për të diskutuar një zgjatje të kontratës për sulmuesin argjentinas, duke qenë se marrëveshja e tij aktuale skadon në qershor 2022.

Juventusi shpreson se Dybala mund të nënshkruajë një kontratë të re prej 10 milionë eurosh në vit, përfshirë shpërblimet edhe pse lojtari kishte refuzuar një propozim të ngjashëm një vit më parë.

Juventus dhe Antun mund të takohen gjatë fundjavës edhe nëse Dybala ka të ngjarë të humbasë udhëtimin e ‘Bardhezinjëve’ në Barcelonë për Trofeun Gamper për shkak të një dëmtimi./Gijotina.com

Lajme të lidhura

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha
Breaking Views

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë
Sport

Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë

21:07 - 04/04/26
Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun
Sport

Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun

20:52 - 04/04/26
Para
Ambasada e SHBA-së apel qytetarëve: Vaksinohuni ndaj Covid, janë të sigurta dhe efektive

Ambasada e SHBA-së apel qytetarëve: Vaksinohuni ndaj Covid, janë të sigurta dhe efektive

TË FUNDIT

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara
Aktualitet

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara

08:27 - 06/04/26

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Lezhës të dielën, rreth orës 23:00, në lagjen Besëlidhja. Sipas Policisë, ngjarja...

Lexo më shumë
I pagëzuar në Kishë Katolike dhe e quan veten ‘Lider Musliman’, Rama i mohon të dyja: E kam të vështirë të them a besoj

I pagëzuar në Kishë Katolike dhe e quan veten ‘Lider Musliman’, Rama i mohon të dyja: E kam të vështirë të them a besoj

08:14 - 06/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:02 - 06/04/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026

07:44 - 06/04/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 6 Prill 2026

07:36 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com