GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Dhoma e Tregtisë Tiranë: Reforma është me vonesë

07:17 - 07/08/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Dhoma e Tregtisë Tiranë: Reforma është me vonesë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbështetur në vrojtimet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë për klimën e të bërit biznes në Shqipëri, rreth 70% e sipërmarrësve mendojnë se klima nuk është shumë e favorshme.

Kryetari i Dhomës, Nikolin Jaka, thotë se niveli i informalitetit, konkurrenca e pandershme, krijimi i monopoleve, mungesa e transparencës, korrupsioni, duke shtuar edhe klimën e tensionuar politike, ndikojnë që klima e të bërit biznes dhe investimeve, të jetë jomiqësore dhe kërkon ndërmarrjen e reformave të thella.

“Kërkohet thellimi i masave dhe ndërhyrjeve legjislative dhe administrative, duke u përqendruar në sektorët e industrive prodhuese, sektorin e turizmit, bujqësisë, agropërpunimit dhe transportit me synimin për t’u përballur me nevojat imediate dhe masa afatmesme që synojnë jo vetëm përmirësimin e klimës së biznesit, por mbi të gjitha rimëkëmbjen ekonomike në tërësi.

Jo vetëm sipërmarrja, por të gjithë shqiptarët janë të lodhur nga politika dhe duan kushte më të mira për të bërë biznes dhe vende të reja pune. Të gjitha këto problematika janë të pranishme dhe bëjnë që Shqipëria të mos shihet si një vend atraktiv për investimet, duke e klasifikuar ndër të fundit krahasuar me vendet e rajonit. Sipërmarrja kërkon dhe pret fillimin sa më parë të aksioneve konkrete nga qeveria, me politika nxitëse dhe tregues të matshëm në mbështetje të konkurrueshmërisë, inovacionit dhe nxitjes së eksporteve, për t’i dhënë sipërmarrjes frymëmarrje dhe mbështetje financiare që është e domosdoshme për kthimin sa më parë në normalitet të saj”, thotë z. Jaka.

Sipas tij, duhet të luftohet ashpër dhe pa kompromis miti i pandëshkueshmërisë, që ka sjellë shumë pasoja gjatë këtyre 30 viteve dhe padyshim, ka krijuar shumë probleme dhe vështirësi edhe në klimën e biznesit. Ai thotë se Shqipëria është shumë e vonuar në këtë reformë dhe sipërmarrja e ka humbur besimin te sistemi.

“Jemi të vonuar, pasi praktikisht sistemi ekzistues i drejtësisë ka dështuar, sipërmarrja ka humbur besimin në sistemin e drejtësisë. Përjetojmë një situatë tepër konfuze në sistemin e gjykatave. Sot që flasim, ka ende çështje gjyqësore në Gjykatën Administrative që zgjatin 5-6 vite. Vendosmëria dhe përshpejtimi i kësaj reforme në sistemin e drejtësisë, do të ishte sidoqoftë një dritë jeshile për shqiptarët, të cilët prej kohësh e presin ndryshimin në sistemin e drejtësisë.

Thelbi i zbatimit të Reformës në Drejtësi do t’i hapë rrugë funksionimit të shtetit ligjor, për të cilat biznesi preket direkt. Çështje të tilla si e drejta e pronës, pavarësia e gjyqësorit, cilësia e administratës publike, niveli i korrupsionit etj., do të kenë ndikime tepër pozitive për investitorët vendas dhe ata të huaj, duke ndikuar në lehtësimin e kushteve dhe procedurave deri në realizimin e plotë të investimit pa barriera dhe praktika korruptive”, – thotë z. Jaka.

Sipas tij, arrestimet e fundit të zyrtarëve të administratës dhe sistemit të drejtësisë janë një sinjal i rëndësishëm, por nevojiten veprime edhe më energjike për të kthyer besimin te shteti ligjor.

“Natyrisht që valën e arrestimeve në javët e fundit, në disa nivele të ulëta të administratës publike, do ta konsideroja si një sinjal në fillimin e luftës kundër korrupsionit në nivelet e administratës publike. Por, mbetet shumë për të bërë për të rritur eficiencën e këtij sistemi drejtësie që synon të vendoset, ku edhe roli i ndërkombëtarëve, SHBA-së dhe BE-së është vendimtar. Padyshim që edhe vetë biznesi ndihet dhe do të sillet me dinjitet në raport me marrëdhëniet me administratën publike, për të kërkuar shërbimin e duhur, pa humbur kohë dhe pa kosto ‘shtesë’. Forcimi i besimit se shteti ligjor do të vihet në veprim, pa dyshim që ka dhe do të ketë ndikim tepër pozitiv në klimën e të bërit biznes në Shqipëri” – shprehet ai.

Jaka nënvizon se korrupsioni dhe ndikimi politik, kapacitetet e dobëta të administratës publike dhe niveli i lartë i taksave janë faktorët kryesorë dhe bëhen shkak për të nxitur korrupsionin dhe ekonominë informale.

“Korrupsioni është një ndër pengesat kryesore për të bërë biznes në vendin tonë. Sa herë flitet për korrupsion, biznesi është në ndërveprim me zyrtarë publikë në të gjitha nivelet, që shpeshherë për të zgjidhur hallet dhe problemet detyrohen të paguajnë ryshfet. Në botën e biznesit, perceptimet janë faktorë themelorë në përcaktimin e vendimeve, sjelljes dhe rezultateve ekonomike. Kur mjedisi i biznesit perceptohet si i pafavorshëm, ose ballafaqohemi me një sistem të korruptuar, kjo krijon pritshmërinë negative për bizneset, duke hezituar në vendimmarrjen e tyre për investime.

Një sondazh i realizuar me kompanitë gjermane që kanë investuar në Ballkanin Perëndimor, i zhvilluar nga Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës, në bashkëpunim me partnerë lokalë, tregoi se në Shqipëri, kompanitë gjermane janë të pakënaqura lidhur me klimën e investimeve dhe të bërit biznes, për shkaqe të paqëndrueshmërisë, qeverisjes dhe institucionet e dobëta” – thotë z. Jaka./Monitor

Etiketa: dhoma e tregtiseinformalitetireforma

Lajme të lidhura

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Para
Kthehet në Barcelonë vetëm për pak orë, çfarë ka vendosur Messi?

FOTO/ Zyrtare, familja mbretërore e Qatarit konfirmon Messin te PSG-ja

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com