GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Operacioni për fikjen e zjarreve në Karaburun/ Peleshi nga terreni: E kishim fikur para disa ditësh, kemi dyshime për zjarrëvënie të qëllimshme

09:09 - 07/08/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Operacioni për fikjen e zjarreve në Karaburun/ Peleshi nga terreni: E kishim fikur para disa ditësh, kemi dyshime për zjarrëvënie të qëllimshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Riaktivizimi i zjarrit në malin e Dukatit ka sjellë shqetësim për autoritetet pasi ka rrezik të prekë zona të tjera përreth. Kjo u tha dhe nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili me anë të një video-live, u shfaq në zonën ku po kryhet operacioni për shuarjen e flakëve në Karaburun, me helikopterin që ka ardhur nga Hollanda. Peleshi u shpreh se vatra në Dukat, ishte shuar ditë më parë mirëpo kanë dyshime se ka nisur qëllimisht nga disa persona.

‘Kemi filluar operacionin me helikopterin nga Hollanda. Këtu jemi me prefektin e Vlorës. Gjatë mesnatës ka pasur një riaktivizim mbi Dukat. E kishim fikur para disa ditësh, po punojmë në mëngjesin e sotëm. Kemi dyshime të forta për zjarrëvënie të qëllimshme. Vijon e hapur ftesa për bashkëpunim.’- tha Peleshi.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama, teksa ka ndarë këtë video shkruan se tashmë në Vlorë është eleminuar në pjesën më të madhe të vatrave, por është riaktivizuar një vatër intensive në malin e Dukatit, e cila ishte e shuar pak ditë më parë.

SHKRIMI i Ramës:

Situata e zjarreve në vendPrej orëve të para të mëngjesit është intensifikuar puna për shuarjen e zjarreve në vatrat aktive të mbetura në të gjithë territorin e vendit.Zjarri në Gadishullin e Karaburunit, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë është eleminuar në pjesën më të madhe të vatrave, por është riaktivizuar një vatër intensive në malin e Dukatit, e cila ishte e shuar pak ditë më parë.Gjatë natës ka patur një vatër të re në Gjirin e Gramës, ku gjithashtu po punohet për shuarjen e flakëve me forca të shtuara.Zjarri pranë pikës kufitare Rips në fshatin Livadhja, bashkia Finiq ka rënë në një terren të vështirë, por po mbahet nën kontroll për të shmangur rrezikun e banesave.Një zjarr i rënë në fshatin Gjorgos, njësia administrative Cakran, bashkia Fier ka angazhuar forcat operacionale prej orësh, të cilët po punojnë për ta mbajtur nën kontroll. Në mbështetje të tyre ka shkuar edhe helikopteri i ardhur nga Çekia.Zjarri në Majën e Rrunës, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës, aktualisht po mbahet nën kontroll, për të mos e lënë të përhapet në zona të banuara. Për shkak të terrenit të vështirë forcat nuk mund të ndërhyjnë dot në të gjithë zonën.Zjarri pranë luginës së Valbonës, fshati Klysyrë, njësia administrative Margegaj, bashkia Tropojë nuk ka përhapje dhe aktualisht është tërësisht i kontrollueshëm e me intensitet të ulët.Zjarri është nën kontroll edhe në fshatin Vermosh, njësia administrative Kelmend, bashkia Malësi e Madhe.Puna e forcave të emergjencave civile po vijon për të mbajtur nën kontroll flakët edhe në vatrat e hapura në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë si dhe në fshatin Munellë-Domgjon, po në këtë bashki.

Screenshot 6
Etiketa: videoVloreZjarr

Lajme të lidhura

Kush e qëlloi Sokol Dacin në Lezhë? Brenda berberhanes një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj
Aktualitet

Kush e qëlloi Sokol Dacin në Lezhë? Brenda berberhanes një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj

08:31 - 02/02/26
‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin
Aktualitet

‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

08:10 - 02/02/26
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork
Aktualitet

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Para
Sekuestrohet një pronë e ish-Drejtorit të Postës në Korçë, akuzohet për shpërdorim detyre

Sekuestrohet një pronë e ish-Drejtorit të Postës në Korçë, akuzohet për shpërdorim detyre

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 2 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:40 - 02/02/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.1 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Kush e qëlloi Sokol Dacin në Lezhë? Brenda berberhanes një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj

Kush e qëlloi Sokol Dacin në Lezhë? Brenda berberhanes një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj

08:31 - 02/02/26
‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

08:10 - 02/02/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Shkurt 2026

07:49 - 02/02/26
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 2 Shkurt 2026

07:38 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com