GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Trafikimi i 176 kg kanabis, SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim grupin prej 23 personash

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Trafikimi i 176 kg kanabis, SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim grupin prej 23 personash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë dërguar për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, 23 të arrestuarit për tentativën e trafikimit të 176 kilogramëve kanabisi. 23 të pandehurit akuzohen për veprat penale të “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në formën e posaçme, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupimi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera, rezulton se një grup personash, që vepronin si grup i strukturuar kriminal në zonën e Skraparit kanë  kultivuar, prodhuar e shitur lëndë narkotike.

Po ashtu, rezulton se pothuajse në  të gjithë territorin e rrethit të Skraparit ishin kultivuar bimë kanabisi në parcela dhe vende të ndryshme.

Gjatë hetimeve, janë sekuestruar 28 parcela me bimë narkotike, në të cilat ishin ngritur impiante vaditjeje, vende qëndrimi dhe vendstrehime për punonjësit që punonin në këto parcela dhe gjithë infrastruktura e nevojshme për këtë aktivitet kriminal.

Gjithësej janë sekuestruar 5045 bimë narkotike kanabisi si dhe 176 kg lëndë narkotike, e gatshme për t’u trafikuar.

Mes të arrestuarve është edhe kryeplaku i fshatit Çorrogjafë në Berat Fatos Lamaj dhe një punonjëse e Policisë Bashkiake Durrës, Anxhela Beshiri bashkë me vëllain e saj Fatjon Beshiri.

Të pandehur për rastin janë Arben Lekli, Sefedin Dokaj, Alban Bendo, Fatjon Beshiri, Anxhela Beshiri, Esmeraldi Kaposhi, Selfo Kaposhi, Zylyftar Zhudra, Olgert Dusho, Elson Dusho, Teki Dusho, Fuat Dusho, Enver Muçaj, Altin Sula, Redian Shimi, Ilir Shimi, Klement Zeqo, Bardhyl Çela, Astrit Duro, Neritan Naska, Edmond Zotkaj, Fatos Lamaj.

Hetimet vijojnë për persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Etiketa: gjykimKanabis

Lajme të lidhura

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Para

FOTO/ Ja me çfarë tentuan Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri të arratiseshin nga “313"

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com