GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Korruptoi ish- zëvendësministren Voda, Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën “arrest në shtëpi për Florida Beun

11:26 - 10/08/21
në Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
PËRGJIMET/ Dilema e zarfit me 1 mijë euro për Rovena Vodën: Mos thotë Rovena u këputën në b…, Hë se s’po na bën ministre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ajo është nën hetim në të njëjtën dosje me ish-zëvendësministren e Brendshme, Rovena Voda që akuzohet për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm.”

Florida Beu së bashku me Majlinda Hasanin akuzohet se i dhanë ryshfet ish-zëvendësministres për një vend pune në Ministrinë e Brendshme.

Ish-zëvendësministrja ka përfituar gjithashtu në formë dhurate edhe një telefon celular “Samsung” dhe një arkë me peshq, që kapte vlerën 300 mijë lekë.

PËRGJIMET

Florida Beu dhe Majlinda Hasani bisedojnë në lidhje me zarfet me nga 1 mijë euro që Rovena Voda ua kishte kërkuar t’ia jepnin në çantë. Në një moment Majlinda pikas kamera dhe shqetësohet, ndërsa Florida e qetëson.

“Qyqa ka kamera këtu, bjerë bjerë çantën tha”, shprehet Majlinda, ndërsa Florida ia kthen: “Ajo që t’u thonë po bjeri mi kështu ça çantë!”

Florida: Si tha Rovena dje ma jep në çantë.
Majlinda: Qyqa ka kamera këtu, bjerë bjerë çantën tha.
Florida: Ajo që tu thonë po bjeri mi kështu ça çantë,
Majlinda: Po mi po bjere edhe ashtu mund t’ja jepnim
Florida: Çante thotë kjo, atë dite tha vetëm Albanes jepi një kafe se për mua ndjehem hiles do ketë thënë u këputen në b…s’ka problem,

Majlinda: Po prit mi njëherë se për një llafe një mijë euro se s’po i presim, s’po na bën ministre, gati isha unë të hapja…

Më datën 26.02.2020, ora 10:36:05 midis shtetasve Florida Beu dhe shtetases Nerënza Beu(E ëma) zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:

Nerenza: Po mirë si do ja bëni tan , ca tha ajo, mezi e prite?
Florida:
 O mami këto duan zarfin me lek, se thashë Majlindes dje.
Nerenza: 
He.
Florida: 
O Majlind pa lek nuk të bën njeri gjë.
Nerenza:
 Ça tha Majlinda?
Florida: Po do rrasi pra sot.
Nerenza: Ehe.
Florida: Une i çova një mijë euro, ja futa në zarf, i thashë, tha Majlinda prit njëherë. O Majlinde lek pa nuk të bën njeri gjë i thashë!
Nerenza: Ehe.
Florida:
 Mblodha dhe ato qe kisha vetë ashtu bona një mijë euro kishim fut dy të paktën se është…
Nerenza: Eshte pak
Florida: I tha Majlinda do të bleshim nai gjë i tha.
Nerenza: Po.
Florida: Edhe i futëm një mijë euro neve një zarfi.
Nerenza: Ehe
Florida: Le që e pritëm gjatë gjithë ditës se kishte takime, gjera.
Nerenza: Tja bej Majlindës këtë ajo.
Florida: Nuk ka ça të bëj ajo, nuk e ka fajin ajo, ajo ka gjithë ato punë, sa i kërkojnë asaj për punë, mirë dhe kaq, erdhi aty dy sekonda se kishte dhe dy tavolina që e prisnin për takim në pesë mbasdite.

Nerenza: Nga dy në pesë e takove.
Florida: Edhe ishte me të vërtetë sepse shkoj Majlinda te Bashkia i thanë Rovena është në mbledhje i thanë ata, s’është se po gënjente, i tha Majlinda unë akoma s’kam ngrënë as drekë. I tha Majlinda neve donim të të blinim ndonjë gjë dolëm vërdalle, pastaj goca tha ta blej vetë më mirë, këtu ka kamera i tha Majlinda.
Nerenza: Ja dhe, ja dhe?
Florida: Prit pra ta tregoj muhabetin.
Nerenza: He se s’me rrihet mua.
Florida: Bjere çantën, si edhe çantën direkt ajo edhe Majlinda u habit.
Nerenza: Ua.
Florida: Se e kishte çantën te tavolina tjetër ku ishte ul, i tha ma jep pak çantën direkt rezistencë asnjë moment tha Majlinda nuk donte me dit as për kamera tha kështu që ato duan lek, i thashë Majlindës o Majlinda këto që futëm ne janë pak duhet ti thuash që në fund do kesh nuk bëri dhe një kafe tjetër.

Nerenza: Shumë mirë.
Florida: Edhe tani sot gjasme do ta takoj, i kishte thënë më shkruaj se jam e zënë.
Nerenza: Se si ka ardh mirë, ka dashur me shumë.

Florida: Si ka pa se ishte zarfi i mbyll
Nerenza: Kur ka vajt në shpi them.
Florida: Tani të shofim ca do bej, prandaj them që duan lek se pa lek nuk të bën njeri gjë një mijë euro duhet t’ja kishim fut, unë ku kam tani ti jap, i tha Majlinda, ajo tjetra do kete kafe veç  dy kështu që shko ballë hapur te ajo se do ta ketë veç
Nerenza: Kush i tha?
Florida: Majlinda pra kësaj se atë tjetrën e ka kap veç demek nuk e ka me këtë taten.
Nerenza: E kuptova
Florida: Duhet lek
Nerenza: Ta kishte dit të kishe marr një mijë euro borxh.
Nerenza: Te ai që merr, Majlinda e t’ja kishe fut dy mijë asaj.
Florida: Majlinda tha edhe një mije janë shume po kur pa që e mori ajo, se pesëqindëshe.
Nerenza: Ngeli si m…, ti thoshe i di unë këto punë, po dha nai shpresë? Florida: Do flasim me vonë.
Nerenza: Po ça janë këto, si e ka emrin kjo?
Florida: Rovena.
Nerenza: Po mbiemrin?
Florida: Ja harrova. Pa lek mam nuk bën dot gjë. Nerenza: Akoma s’ka kthy përgjigje?
Florida: Jo.

Panorama.al

Etiketa: Apeliarrest e shtepimaseRovena Voda

Lajme të lidhura

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
Situata me zjarret në vend, Policia e Shtetit: Që nga 25 korriku janë arrestuar 15 persona

Situata me zjarret në vend, Policia e Shtetit: Që nga 25 korriku janë arrestuar 15 persona

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com