GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Situata e zjarreve në vend, Shehu: Rama s’pranon katastrofën dhe injoron ndihmën e Kosovës

09:21 - 11/08/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shehu reagon pas deklaratave të Ramës në Athinë: Sulmon Europën, te ardhmen tonë të vetme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka bërë një pasqyrim të situatës së zjarreve në Shqipëri dhe në Greqi.

Ai është ndalur në krahasimin e dy kryeministrave, atij shqiptar, Edi Rama dhe kryeministrit grek, Mitsotakis.

Sipas Shehut, ky i fundit këto ditë të vështira, është parë në terren, me njerëzit afër flakëve dhe duke i ardhur në ndihmë. Ndërsa nga krahu tjetër sipas tij, kryeministri Rama, nuk pranon katastrofën, nuk shfaq ide konkrete, e madje, injoroi ndihmën e ofruar nga Kosova.

Postimi i Tritan Shehut:

Per te kuptuar diferencen midis demokracise e pergjegjeshmerise, perballe autokracise e arrogances qeverisese shqiptare.

1– Greqia, partnere e mike u mbullua nga zjarret ne terenet masive pyjore.
Kryeministri Mitsotakis me Qeverine e tij, u cfaq kudo ne terren, ne drejtim, me njerezit, afer flakeve, i thjeshte, i qete ne pamje, dialogues edhe kur e akuzonin.
U cfaq edhe ne kordinim me partneret e huaj, falenderues me strukturat nderkombetare mbeshtetese.
U identifikuan edhe piromane, qe pa dyshim do ndeshkohen, por asnjehere nuk akuzoi opoziten si kriminele e shkaktare, por perkundrazi pranoi kritikat, u perpoq te identifikoi problemet reale, dobesite e shtetit e masat e mangeta, kerkoi falje publike per ato, u perpoq per t’i korregjuar sa me shpejt.

Dhe dje ai deklaroi se “zonave te demtuara u anullohen te gjitha detyrimet fiskale dhe menjehere do te filloje rindertimi i plote me financimet e shtetit ”, pervec perballimit te problemeve sociale, shendetesore etj, te krijuara.

2–Po ne Shqiperi, ku po digjet edhe ajo pak qe ka mbetur per tu djegur!
Arogance kryeministeriale e qeverisese, akuza e kercenime histerike mbi opoziten, sikur dikush nga ne te kishte dale me zjarr ne dore, vetem per te fshehur realitetin tragjik ku e ka cuar ky rregjim vendin tone.
Asnje pranim pergjegjesie per katastrofen, ide konkrete, asnje mangesi e pranuar, megjithese u percaktuam si shteti me i pa pregatitur ne Kontinent.
Ofendime e perbuzje edhe ndaj mbeshtetjes dinjitoze e te mire organizuar nga Kosova, ndoshta sepse keshtu mund te merakosej Vucic dhe i hiqej nje tjeter “gjethe fiku” atij projektit serb te “Jugosllavise se Re”, i cili konfirmoi perseri ate qe dihet, se paku kotesine e demagogjine e tij.

Sa per masat rindertuese, kompensuese apo lehtesuese ekonomike, sociale, shendetesore, as qe behet fjale nga kjo Qeveri e ky Kryeminister.
Njelloj kjo si dhe me rimbursimet per shpenzimet e mjekimit Covid!
Keto jane disa nga diferencat madhore, qe ndajne boten demokratike me autokracite e rrezikeshme e perbuzese ndaj qytetareve.

Ka ardhur koha qe shqiptaret duhet te vendosin se ciles “bote” do t’i perkasin perfundimisht, Perendimit apo Lindjes.
Askush tjeter pervec tyre nuk mund ta beje kete!

Etiketa: krahasimTritan Shehuzjarre

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Prezantimi i Messit, Al-Khelaifi: Morëm atë që e ka bërë këtë lojë magjike

Prezantimi i Messit, Al-Khelaifi: Morëm atë që e ka bërë këtë lojë magjike

TË FUNDIT

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane
Aktualitet

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 30-vjeçari Sokol Daci nuk ka qenë objektiv i atentatit dhe plumbat e kanë kapur aksidentalisht...

Lexo më shumë
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26
Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26
Aksidenti në qendër të Shkodrës, përplaset nga makina humoristi i njohur Nexho Shabani

Aksidenti në qendër të Shkodrës, përplaset nga makina humoristi i njohur Nexho Shabani

20:28 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com