GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vasili reagon për “Ballkanin e Hapur”: Një kotec pa dyer e dritare, Rama dhe të tijtë kanë atakuar Kosovën

12:52 - 13/08/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Operacioni anti-korrupsion/ Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjës, reagon Vasili: SPAK ka probleme me “shikimin”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, e ka krahasuar në mënyrë metaforike nismën “Ballkani i Hapur”, me një kotec pa dyer e dritare, por që hap dyert vetëm për Serbinë.

Vasili thotë se Shqipëria është shteti me ekonominë më të mbyllur nga tre vendet e Ballkanit të Hapur. Sipas tij, ekonomia shqiptare është përqendruar në duart e disa personave, duke dëmtuar kështu pjesën tjetër të shqiptarëve.

Vasili thekson, se Rama ka atakuar Kosovën dhe liderët e saj, duke filluar që me kufijtë dhe sulmet e bëra ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Albin Kurtit

Statusi i plotë i Petrit Vasilit:

Humori i zi i Ballkanit te hapur, perballe Shqiperise ne autarki kriminale dhe oligarkike te Edi Rames!!
Eshte vertet nje humor i zi histeria propagandistike e Ballkanit te hapur, perballe autarkise se Shqiperise se keqeverisur te Edi Rames.
E kufizuar, e asfiksuar dhe refuzuar nisma e Ballkanit te hapur ngjan me nje kotec pa dyer e dritare, por me nje vrime te vetme, qe sjell oksigjen vetem e vetem per Serbine.
Shqiperia eshte pjestarja me qesharake dhe me e poshteruar mes tre anetareve te Ballkanit te hapur dhe per shkak te Rames ngjan si lolua i vetem mes te treve.

Rama krijuesi i nje autarkie te kriminale dhe oligarkike ne Shqiperi e ka mbyllur ekonomine ne pese duar oligarkesh, qe rrembejne gjithshka duke varrosur tregun e lire, konkurencen dhe duke e bere Shqiperine aspak kompetitive ne Ballkan e me gjere pra te asfiksuar ekonomikisht dhe lavatrice te parave te pista.

Qeveria e Rames eshte realisht absorbuesja me dobet e investimeve te huaja dhe thithja e tyre eshte ne nje renie pikiate krahasuar me Serbine dhe Maqedonine dhe Shqiperia rezulton me treguesit me mizerabel ne terheqjen e ketyre investimeve.
Politikat subvencionuese te qeverise se Rames jane shume te dobta, te mbyllura klienteliste dhe jane shume shume larg Serbise dhe Maqedonise duke e bere Shqiperine bishtin e kavallit te treshes se famshme te Ballkanit te Hapur.
Funksionimi i drejtesise ne Shqiperi eshte pak te thuash turp, pasi kapja e drejtesise nga Rama dhe destruktimi e paralizimi i saj kane bere zero garancite juridike duke e ekspozuar bisnesin perpara agresivitetit korruptiv dhe arbitrar te qeverise se Rames ku ai eshte i pambrojtur dhe shume i atakuar. E kunderta ndodh ne Serbi dhe Maqedoni ku keto granci jane te mbrojtura dukshem me mire duke e motivuar bisnesin vendas dhe te huaj te investoje fort ne keto vende.
Korrupsioni galopant dhe i pandeshkueshem i qeverise, qe ka prodhuar nje kolaps ekonomik ne shifra te frikshme e ka mbyllur akoma me keq Shqiperine duke e bere thjesht nje vend te degraduar, qe manipulohet me lehtesi nga pjestaret e tjere te klubit tresh te Ballkanit te hapur.

Te vetmen gje qe Rama dhe te tijte e kane bere fort dhe egersisht ka qene atakimi i Kosoves dhe liderave te saj me forme e me çdo mjet duke filluar nga kufijte e Kosoves dhe sulmeve te poshtra ndaj kryeministrit Haradinaj me pare dhe sot ndaj kryeministrit Albin Kurti,.
Stigmatizimi dhe urrejtja milosheviçjane e Rames ndaj Kosoves me nje kurajo, qe askush s’e ka pasur me pare eshte sherbimi i vetem, qe Rama i ofron treshes.
Ne cdo pikpamje del qarte, qe Rama eshte lolua i klubit tresh te Ballkanit te Hapur dhe Vuçiçi qe e udheheq ate me vasalin antishqiptar dhe antikosovar Rama.

Autarkia ne Shqiperi e prodhuar nga Rama qofte ne pikpamje politike ,ekonomike dhe shoqerore s’ka asnje lidhje me hapjen e propaganduar, por vetem me sherbimin, qe ajo po i ben lidershipit serb per te goditur Kosoven e per te realizuar endrren e çmendur e te parealizueshme te pasjes se udheheqjes politike te te gjithe Ballkanit nga Serbia.

Autarkia shqiptare thjesht provon “asgjënë” e Ballkanit te Hapur per shqiptaret dhe kosovaret, por thjesht sabotimin prej tij me çdo mjet e forme te integrimit euroatlantik te Shqiperise e Kosoves.

Etiketa: Ballkani i HapurEdi Ramaopen balkanPetrit Vasilireagon

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Para
Situata kaotike e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes bën BILANCIN: Ende 10 vende aktive, Llogaraja jashtë rrezikut, digjet Kukësi e Tropoja

Situata e zjarreve, Peleshi: Po punohet për shuarjen e zjarrit në malin e Tërbunit

TË FUNDIT

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut...

Lexo më shumë
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26
Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com