GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tritoli në kolonat e ndërtesës në Durrës, zbardhet e plotë dinamika e ngjarjes kriminale, dyshohet për 3 persona të përfshirë

15:13 - 17/08/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Po më bëjnë presion se ka interesa për pronën një drejtues policie”/Në kërkim për ndërtim të paligjshëm në Dhërmi, biznesmeni: E kam me leje, s’ka kate shtesë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja kriminale e vendosjes së një sasie të madhe tritoli në kolanat e një ndërtesë në Durrës, ku një kompani Gjermane ushtron tregtimin e çimentos.

Burime nga policia e Durrësit thanë se po hetojnë për të identifikuar 3 persona, që kanë marrë pjesë në këtë tentativë të vendosjes së tritolit në këtë biznes të huaj, një ditë më parë.

Nga peshimi i lëndës shpërthyese, ka rezultuar se autorët që kanë qënë tre vetë, kanë vendosur plot 50 kg tritol në njërën prej kollonave të objektit.

Kjo sasia e madhe tritoli ishte ndarë në 33 kallëpë, thonë burimet policore dhe ishte e lidhur me një bateri makine.

Grupi i hetimit që po merret me këtë çështje, ka mundur të zbardhë të plotë dinamikën e veprimeve që kanë kryer tre personat.

Ata fillimisht kanë shkuar në derën kryesore të biznesit të çimentos me një automjet. Sipas dëshmisë së rojes së objektit, tre perasonat ishin veshur me rroba ushtarake dhe fillimisht i janë prezantuar si ushtarakë.

Më pas kanë hyrë brenda biznesit ku direkt kanë kapur me forcë dhe goditur disa herë me shpulla, rojen e objektit. Ky i fundit nuk ka mundur të rezistojë, pasi tre personat e kanë lidhur me material natribani.

Tre autorët ende të paidentifikuar kanë shkuar më pas në një kolonë të godinës, duke vendosur plot 33 kallëpë dinamiti me peshë 50 kg.

Të gjithë kallëpet janë lidhur me fitila dhe kapsolla, të cilët mernin rrymë elektrike nga një bateri makine që autorët e kishin sjellë me vete. I gjithë momenti i montimit të sasisë së tritolit është parë nga roja, ndërsa sipas dëshmisë së tij në polici, ky proces ka zgjatur për më shumë se 1 orë.

Autorët janë larguar nga ambjentet e biznesit me automjetin që kishin ardhur, duke lënë rojen e lidhur dhe duke lënë gjithçka të përgatitur mirë, me idenë se shpërthimi do të kryhej sipas preçizionit kohor që ata i kishin kurdisur. Por fatmirësisht shpërthimi nuk është kryer megjithëse sipas burimeve policore, gjithçka ishte lidhur në mënyrë perfekte.

Efektivët e policisë që shkuan në vendgjarje dhe forcat gjeniere, i thanë grupit hetimor se voltazhi i ulët i baterisë ka sjellë dështimin e kësaj ngjarje kriminale, ku padyshim nëse do kishte një shpërthim padiskutim që veç dëmeve materiale, mund të kishte dhe viktima.

Për ngjarjen në fjalë policia është vënë në dijeni në orët e vona të natës nga roja I objektit, i cili pas ikjes së tre autorëve ka mundur të zgjidhet vetë dhe menjëherë ka raportuar policinë dhe përgjegjësin e biznesit. Në pyetje për këtë ngjarje është marë dhe administratori i kompanisë së çimentos, Mihail Lazarov.

Etiketa: detajeDurrestritol

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Para
Në Përmet për fazën përgatitore, Lushnja konfirmon dy afrimet e reja

Në Përmet për fazën përgatitore, Lushnja konfirmon dy afrimet e reja

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com