GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policia Rrugore: Me 200 km në orë, 12 shoferë të arrestuar dhe 45 leje drejtimi të pezulluara

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia Rrugore: Me 200 km në orë, 12 shoferë të arrestuar dhe 45 leje drejtimi të pezulluara
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në 24 orët e fundit janë arrestuar 12 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

7 prej tyre janë kapur nën efektin e alkoolit ndërsa 5 janë arrestuar për drejtim mjeti pa patentë.

Një 41-vjeçar banues në Holandë është gjobitur pasi është kapur duke udhëtuar me shpejtësi 202 km/h.

Ai është ndëshkuar me 40 mijë lekë të reja. Në total janë gjobitur 1579 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme.

Njoftimi i policisë:

Përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 12 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Janë pezulluar 45 leje drejtimi, nga të cilat 31 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 14 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Në autostradën Levan-Vlorë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Nartës”, shërbimet e Njësisë Operacionale të Drejtorisë së Policisë Rrugore kanë konstatuar shtetasin E.O., 41 vjeç, banues në Hollandë i cili drejtonte automjetin tip Benz me shpejtësi 202 km/h. Policia Rrugore e ka ndëshkuar me masë administrative 40.000 lekë të rinj.

Në rrugën interurbane Tiranë- Durrës, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga Policia Rrugore e Tiranës është konstatuar me radar automjeti tip Benz që drejtohej nga shtetasi F.G, banues në Tiranë që qarkullonte me shpejtësi me 156 km/h. Policia Rrugore e ka ndëshkuar me masë administrative 15.000 lekë të rinj, pezullim të lejes së drejtimit 2 muaj dhe zbritje 3 pikë nga Leja e Drejtimit.

Si rezultat i kontrolleve intensive dhe denoncimeve të adresuara në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1579 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Lajme të lidhura

Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil
Aktualitet

Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil

17:50 - 22/08/26
Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit
Aktualitet

Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit

17:45 - 22/08/26
“Nxito…”/ Zbardhet dëshmia e DJ-it të “Principotes”: Sokrati kërkoi ta çoja në spital, por zbriti nga makina dhe u largua
Aktualitet

“Nxito…”/ Zbardhet dëshmia e DJ-it të “Principotes”: Sokrati kërkoi ta çoja në spital, por zbriti nga makina dhe u largua

17:29 - 22/08/26
Para
Maqedonia e Veriut evakuon 11 qytetarët e saj nga Afganistani

Maqedonia e Veriut evakuon 11 qytetarët e saj nga Afganistani

TË FUNDIT

Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil
Aktualitet

Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil

17:50 - 22/08/26

Faqja zyrtare e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore është bërë objekt i një sulmi kibernetik gjatë ditës së...

Lexo më shumë
Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit

Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit

17:45 - 22/08/26
“Nxito…”/ Zbardhet dëshmia e DJ-it të “Principotes”: Sokrati kërkoi ta çoja në spital, por zbriti nga makina dhe u largua

“Nxito…”/ Zbardhet dëshmia e DJ-it të “Principotes”: Sokrati kërkoi ta çoja në spital, por zbriti nga makina dhe u largua

17:29 - 22/08/26
Breshëri plumbash/ Ish-kampioni i botës në boks qëllohet për vdekje jashtë shtëpisë së tij

Breshëri plumbash/ Ish-kampioni i botës në boks qëllohet për vdekje jashtë shtëpisë së tij

17:20 - 22/08/26
E sapongjitur në Premier League, Hull City shokon të gjithë duke mposhtur Manchester United

E sapongjitur në Premier League, Hull City shokon të gjithë duke mposhtur Manchester United

17:06 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com