GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shkrumbohen pyjet e zonat malore, 14 zjarre aktive në 6 qarqe të vendit

13:26 - 18/08/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 10 vatra zjarri ende aktive, intensiteti më i lartë në Karaburun dhe në Majën e Rrunës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion mbi situatën e zjarreve në të gjithë vendin. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se fshatin Thirrë të Mirditës në zonë ka shumë tym dhe si pasojë vështirësohet kryerja e operacioneve efektive nga ajri.

Sipas ministrisë, FA po punojnë në fshatin Katund i vjetër në Rubik, pasi përshkallëzimi i vatrës mund të rrezikojë banesat. Sakaq, zjarri është aktiv prej 14 ditësh në Majën e Rrunës në Kukës dhe është në drejtim të fshatit Shëmri. Sipas Ministrise se Mbrojtjes, për normalizimin e situatës është angazhuar dhe helikopteri holandez. 40 trupa nga FA, pushteti lokal dhe vullnetare po punojnë ne terren per shuarjen e flakeve.

Situata aktuale e vatrave të zjarrit në Republikën e Shqipërisë

Qarku Lezhë
1.Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan, fshati Thirrë – Në zonë ka shumë tym dhe si pasojë vështirësohet kryerja e operacioneve efektive nga ajri. Situata momentalisht nuk është problematike, por rritja e temperaturës dhe erës mund të bëjë që situata të dalë jashtë kontrollit. Për fikjen e zjarrit janë angazhuar 40 efektivë të FA dhe rreth 30 nga autoritetet lokale.

2.Bashkia Mirditë, njësia administrative Rubik, fshati Katund i vjetër. Forcat e Armatosura po punojnë në terren pasi përshkallëzimi i vatrës së zjarrit paraqet rrezik për banesat pranë.

3.Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan, fshatrat Munellë dhe Domgjon – Aktualisht vatra nuk paraqet rrezik dhe po monitorohet në terren.

4.Bashkia Lezhë, njësia administrative Kolsh, fshati Patalej – Vatra e zjarrit është izoluar në masën 95%. Situata është e qetë dhe në terren janë forcat e pushtetit vendor.

Qarku Shkodër
1.Bashkia Pukë, Mali i Tërbunit – ne Qafe Kumulli fryn ere dhe flaket favorizohen nga barishtet e uleta dhe te thata. Në operacionet e shuarjes së zjarrit janë angazhuar 42 trupa te FA, dhe rreth 30 nga autoritetet lokale, perfshire vullnetare.

2.Bashkia Fuzhë Arrëz, njësia administrative Blerim, fshati Flet – Vatra e zjarrit që ka prekur fshatin Kryezi është izoluar dhe po punohet per shuarjen e totale të saj. Ndërsa nga ana e fshatit Dardhë situata është më e ndërlikuar për shkak të terrenit të vështirë. Zjarri ka kaluar pjesën e zhveshur të luginës dhe është në drejtim të kurorës me pisha dhe bredh. Në këtë krah po punojnë 40 forca të FA dhe 35 forca nga pushteti vendor dhe sherbimi pyjor.

3.Bashkia Shkodër, njësia administrative Gur i zi, fshati Gur i zi – Vatra aktualisht është izoluar pasi forcat tokësore kanë krijuar breza ndarës. Sitata po mbahet nën kontroll pasi një rritje e shpejtësisë së erës mund të sjellë përkeqësim të situatës.

Qarku Kukës
1.Bashkia Kukës, Maja e Rrunës – Zjarri është aktiv prej 14 ditësh dhe është në drejtim të fshatit Shëmri. Për normalizimin e situatës është angazhuar dhe helikopteri Hollandez. 40 trupa nga FA, pushteti lokal dhe vullnetare po punojnë ne terren per shuarjen e flakeve.

2.Bashkia Has, njësia administrative Golaj, fshati Nikshiq – Autoritetet lokale jane ne terren duke shuar flaket.

Qarku Elbasan
1.Bashkia Prrenjas, Mali i Rrajcës – Vatra e zjarrit ndodhet në pjesën lindore të fshatit Skenderbej dhe ka nga një terren shkëmbor me pyll dushku dhe dëllinjë.
Falë punës së forcave tokësore aktualisht është mundësuar normalizimi i situatës.
Kjo vatër ka një rëndësi kritike pasi përhapja e perimetrit të saj rrezikon parkun kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Zjarri është në kufi me Maqedoninë e Veriut ku gjithashtu po punohet në anën që ka prekur territorin e tyre. Në operacionet e shuarjes së zjarrit janë angazhuar 20 forca të FA dhe zjarrfikësit e Prrenjasit dhe Elbasanit.

2.Bashkia Peqin – Është aktivizuar zjarri në një vendgrumbullim mbeturinash. Vatra nuk paraqet rrezik por shkakton ndotje të ajrit. Për operacionet e shuarjes së zjarrit janë angazhuar 1 mjet i FA dhe 1 fadromë.

Qarku Dibër
1.Bashkia Dibër, njësia adminstrative Selishtë, Qafë Murrë, Kacni – Në zonë janë dy vatra zjarri në të cilat intensiteti është i ndryshëm. Në vatrën në anën e Baxhaj, Gura e Vorbullës (Qafë Murrë) situata është vënë nën kontroll dhe nuk ka rrezik. Nga ana e fshatit Kacni ku është përqëndruar dhe angazhimi më i madh i forcave zjarri vazhdon të jetë aktiv duke zgjeruar perimetrin në barëra të thata. Terreni është shkëmbor dhe i vështirë për ndërhyrjen e forcave nga toka. Rreziku që paraqitet është kalimi i zjarrit në kurorën e pishave. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 15 forca të FA dhe 23 forca nga stukturat e pushtetit vendor.

Qarku Gjirokastër
1.Bashkia Memaliaj, njësia administrative Krahëz, fshati Allkomenaj – Deri më tani vatra e zjarrit nuk është problematike. Në terren ka pyll me pisha. Në operacionet e shuarjes së zjarrit janë angazhuar zjarrfikesit lokalë.

Etiketa: qarqevatrat e zjarrit

Lajme të lidhura

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Para
Rritja e infektimeve në Kosovë, qeveria drejt rikthimit të masave të rrepta

Rritja e infektimeve në Kosovë, qeveria drejt rikthimit të masave të rrepta

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com