GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Mbërrijnë refugjatët e parë afgan në Turqi: Lëvizim me frikën se mund të kapemi dhe të deportohemi

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbërrijnë refugjatët e parë afgan në Turqi: Lëvizim me frikën se mund të kapemi dhe të deportohemi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Refugjatët afganë në Turqi thonë se ndërmorën udhëtimin e rrezikshëm për t’i shpëtuar jetës nën sundimin e talebanëve.

Refugjatët afganë që janë vendosur ditët e fundit në Turqi thonë se ikën nga vendi i tyre nga frika se ardhja e talebanëve në pushtet do t’ua rrezikonte jetën.

Shakiba është në mesin e refugjatëve që mbërritën në qytetin lindor turk të Vanit gjatë fundjavës ndërsa talebanët pushtuan Kabulin.

“Talebanët na frikësojnë shumë. Nuk do të mund të ishim ulur kështu në praninë e tyre. Ne do të duhej të mbuloheshim plotësisht. Ata i çojnë vajzat e reja në Pakistan, dhe unë kisha frikë nga kjo, kështu që erdha këtu. Përndryshe nuk do të largohesha nga shtëpia ime dhe të përjetoja udhëtimin e vështirë të shoqëruar me uri dhe etje vetëm për të ardhur këtu”, thotë Shakiba, një refugjate afgane.

Për shumicën e këtyre refugjatëve udhëtimi zgjat shumë ditë dhe përfshin kalimin nga Afganistani në Iran para mbërritjes në Turqi. Ata thonë se shumica e udhëtimit është në këmbë dhe në kushte ekstreme të motit.

Por, për shkak të dhunës që ka përfshirë Afganistanin, refugjatët thonë se jeta në vendin e tyre po bëhej e papërballueshme.

“Askush nuk mund të jetojë më në Afganistan. Sa mund të durosh atje? Kjo është arsyeja pse të gjithë ne të rinjtë e kemi lënë vendin tonë. Nuk mund të fitosh të ardhura të mjaftueshme për të mbijetuar në Afganistan. Ka luftime ditë e natë”, thotë Hasibullahu, refugjat afgan.

Për të frenuar fluksin e refugjatëve, Turqia ka filluar ndërtimin e një muri betoni përgjatë kufirit të saj 295 kilometra të gjatë me Iranin dhe ka shtuar praninë e saj ushtarake në rajon. Zyrtarët turq thanë se një mur 156 kilometra i gjatë tashmë është ndërtuar.

Por për shumë afganë, arritja në Turqi nuk u jep fund vështirësive të tyre.

“Edhe pas arritjes këtu, ne lëvizim me frikën se mund të kapemi dhe të deportohemi. Ne nuk mund të punojmë diku ligjërisht. Ne do të bëjmë çdo punë në dispozicion, pastrim, punë në restorant dhe ferma sepse nëse nuk punojmë atëherë nuk ka jetë për ne. Ne duhet të punojmë këtu”, thotë Hasibullahu, refugjat afgan.

Autoritetet turke thonë se në Turqi ndodhen 120,000 refugjatë afganë dhe rreth 300,000 imigrantë afganë pa dokumente. /VOA

Lajme të lidhura

Shpërbëhet parlamenti izraelit, më 27 tetor do zhvillohen zgjedhjet e reja
Botë

Shpërbëhet parlamenti izraelit, më 27 tetor do zhvillohen zgjedhjet e reja

19:55 - 17/07/26
Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë godet Meksikën, lëshohet alarmi për cunami
Botë

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë godet Meksikën, lëshohet alarmi për cunami

18:21 - 17/07/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh
Botë

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

16:20 - 17/07/26
Para
Lazarat/ Humb jetën 56-vjeçari, nuk mundi të dalë nga depozita e ujit

Aksident në aksin Tiranë-Durrës, lëndohet i mituri 2 vjeç

TË FUNDIT

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma
Aktualitet

Gjykata belge ndëshkon rëndë bandën shqiptare të drogës që fitoi 7 milionë euro

11:29 - 18/07/26

Një shqiptar u arrestua në fillim të vitit 2025, pasi në lagjen Jette të Brukselit u zbulua një plantacion kanabisi...

Lexo më shumë
Goditen 8 biznese për kontrabandë dhe evazion fiskal, nën hetim edhe administratorët

Goditen 8 biznese për kontrabandë dhe evazion fiskal, nën hetim edhe administratorët

10:47 - 18/07/26
Konjufca i drejtohet BE-së: Dënoni deklaratën e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë!

Konjufca i drejtohet BE-së: Dënoni deklaratën e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë!

10:35 - 18/07/26
Trafik minorenësh dhe skeda në Greqi! Detaje nga atentati në Sarandë, e shkuara kriminale e Thimjo Rubatit

Trafik minorenësh dhe skeda në Greqi! Detaje nga atentati në Sarandë, e shkuara kriminale e Thimjo Rubatit

10:03 - 18/07/26
Messi flet për foton ikonike me Yamal: E lava kur ishte foshnjë dhe tani do të luajmë kundër njëri-tjetrit në finalen e Botërorit.

Messi flet për foton ikonike me Yamal: E lava kur ishte foshnjë dhe tani do të luajmë kundër njëri-tjetrit në finalen e Botërorit.

09:41 - 18/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com