Lionel Messi është rikthyer në Barcelonë së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tyre. Argjentinasi ka vendosur të kalojë disa ditë në shtëpinë e tij të vjetër, ndërsa pret debutimin e tij me Paris Saint-Germain.
Sipas mediave spanjolle ata janë rikthyer në shtëpinë e vjetër në Castelldefels, ndërsa të hënën duhet të jetë sërish në stërvitje në Paris.
‘Pleshti’ nuk iu bashkua ekipit për ndeshjen e djeshme ndaj Brest në transfertë dhe pritet që të luajë disa minuta në takimin e ardhshëm ndaj Reims, por ende nga PSG nuk është konfirmuar ky lajm./Gijotina.com