GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Plehrat, Shijaku vë në zbatim skenarin për të mbushur xhepat e landfillit të Sharrës

në Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Plehrat, Shijaku vë në zbatim skenarin për të mbushur xhepat e landfillit të Sharrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia e Shijakut ka vënë në zbatim të njëjtin skenar si bashkitë homologe të Durrësit e Kavajës, duke mbytur qytetarët me plehra, me qëllim që të fitojnë kontratë me landfillin e Sharrës.

Qyteti i Shijakut ka disa ditë që është mbuluar nga mbeturinat, pirgjet e të cilave gjenden në çdo rrugicë. Kazanët e papastruar janë tejmbushur, duke bërë që mbeturinat të derdhen në rrugë e trotuare. Situata me mbeturinat është kthyer në një problem të madh për banorët dhe autoritetet lokale nuk kanë marrë asnjë masë për këtë. Ata ndihen të rrezikuar nga era e rëndë e padurueshme që është përhapur kudo, por edhe nga rreziku që sjell dekompozimi i mbeturinave nën temperaturat e larta.

Për situatën e krijuar në qytetin e Shijakut ka reaguar për mediat e vendit edhe kreu i bashkisë Elton Arbana. Ai u shpreh se arsyet e kësaj situate është bërë një marrëveshje e munguar mes bashkisë së Shijakut dhe landfillit të Sharrës si dhe për arsye procedurale që duan kohën e tyre.

“Deri më datë 18, ne kemi transportuar mbetje që gjenerohen nga bashkia e Shijakut në landfillin e Sharrës, sot është e shtunë, nesër është e diel, ditën e hënë maksimumi ditën e martë, marrëveshja do të jetë e kryer. Janë disa anë procedurale që kanë kohën e tyre, duhet miratimi i këshillit bashkiak, duhet miratimi i prefektit, duhet një studim fizibiliteti” – u shpreh Arbana.

Të kontaktuar nga mediat, burime nga landfilli i Sharës thanë se megjithëse pa marrëveshje, bashkia e Shijakut është lejuar të depozitojë falas për 10 ditë mbetjet urbane, ndërsa më vonë hyrja e tyre u bllokua. Vetë bashkia e Shijakut ka kërkuar zyrtarisht t’i vihet në dispozicion një aktmarrëveshje depozitimi. Aktmarrëveshje mes palëve është bërë sipas kërkesës së saj, por tani është vetë bashkia që nuk e firmos.

Situata më e rëndë është në lindje të qytetit, në Shilorje, ku si zgjidhje është parë djegia e mbeturinave në një landfill ilegal dhe në dëm të shëndetit të qytetarëve. Aty digjen mbetjet duke nxjerrë shtëllunga tymi helmues me erë të rëndë. Situata pritet të vazhdojë e njëjtë derisa bashkia të vendosë të firmosë marrëveshjen me landfillin e Sharrës për depozitimin e këtyre mbetjeve.

Një problem i tillë u shfaq me të njëjtin skenar në Durrës e Kavajë, ku bashkitë respektive nuk i pastruan plehrat me ditë në qytet dhe në plazh, me qëllim që të bindnin opinionin publik sepse duhet të depozitohen në landfillin e Sharrës. Bashkia e Durrësit arriti që në këtë mënyrë të përfitojë një VKM për mbështetje financiare nga qeveria, me qëllim që të depozitojë mbetjet në Sharrë, duke iu përshatur tarifave të kripura. Edhe Bashkia Kavajë ka bërë të njëjtën kërkesë, ndërkohë që tashmë Shijaku po tenton të bëjë lëvizjen e radhës, të cilën pritet ta miratojë formalisht në këshillin e majtë bashkiak./Gijotina.com

Etiketa: plehratShijak

Lajme të lidhura

Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!
Aktualitet

Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

15:26 - 02/10/26
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama
Aktualitet

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama

15:10 - 02/10/26
Pas Ron Yeffet dhe Ministrisë së Mbrojtjes/ SPAK kontrolle te banesa e Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës
Aktualitet

Pas Ron Yeffet dhe Ministrisë së Mbrojtjes/ SPAK kontrolle te banesa e Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës

14:49 - 02/10/26
Para
Transferimi i Mbappe te Real Madrid? Fillon numërimi mbrapsht

Mbappe, te Real? Zbulohet plani që Madrilenët do vënë në zbatim 2 ditë para mbylljes së merkatos

TË FUNDIT

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë
Aktualitet

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26

Një automjet është përmbysur në rrugën që po punohet, sapo kalon mbikalimin e Rinasit, në krahun e djathtë të aksit...

Lexo më shumë
Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

15:26 - 02/10/26
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama

15:10 - 02/10/26
Pas Ron Yeffet dhe Ministrisë së Mbrojtjes/ SPAK kontrolle te banesa e Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës

Pas Ron Yeffet dhe Ministrisë së Mbrojtjes/ SPAK kontrolle te banesa e Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës

14:49 - 02/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër

Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër

14:18 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com