GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E DIELA E ZEZË, tragjedia e trefishtë në bregdetin shqiptar, Sekretari i vrojtuesve të plazhit tregon prapaskenat e ngjarjes, akuza për qeverinë

13:43 - 22/08/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
E DIELA E ZEZË, tragjedia e trefishtë në bregdetin shqiptar, Sekretari i vrojtuesve të plazhit tregon prapaskenat e ngjarjes, akuza për qeverinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pushimet në këto javë të fundit të muajit gusht kanë përfunduar në tragjedi për tre persona.E diela ka shënuar një bilanc tragjik në bregdetin shqiptar, ku dy pushues nga Maqedonia e Veriut u mbytën në plazhin e Spillesë në Kavajë dhe një pushues tjetër nga Kosova në plazhin e Velipojës.

Mirko Micevski, 79 vje ç dhe Cvetko Mitanovski, 78 vjeç pushues nga Maqedonia e Veriut ishin futur në ujë për t’u larë, por deti ka qenë i trazuar me dallgë dhe për pasojë të moshuarit nuk kanë mundur të dalin në breg. Vrojtuesit e plazhit nuk kanë mundur të shohin të moshuarit për shkak të dallgëve të shumta.

Në një prononcim për Gijotina.com Gent Lasku, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të “Vrojtuesit të Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë” tha:
“Është e konfirmuar se janë dy viktima dhe jo tre siç u raportua në fillim. Nga të dhënat tona të dy personat kanë qenë duke notuar, nga ku mendohet se njëri prej tyre ka pësuar atak kardiak, ndërsa personi tjetër në tentativë për t’a shpëtuar mendohet të jetë mbytur.”

Ndërkohë, Lasku u bëri thirrje instanacave përkatëse të marrin masa menjëherë, për sigurimin e rojeve bregdetare në plazhet shqiptare.
“Është skandaloze, që bashkia paguan 300 mln lekë për stolat dhe nuk paguan trajtimin e rojeve të plazhit, i cili kushton 300 mijë lekë të vjetra, e për rrjedhojë do të ketë viktima. Policia bashkiake qëndron aty duke larguar pleqtë të cilët shesin fiq, por nuk ka policë që të ruajnë plazhet. Plazhet private janë një hap para plazheve publike, pasi kanë rojet bregdetare, ndërkohë që duhet të jetë e kundërta ne t’u japim shembulll atyre. Këtë punë e ka në dorë shteti”.

Dy viktimat janë nxjerrë me skaf, ndërkohë që policia ka kryer procedurat dhe i kanë dërguar në morgun e spitalit të Durrësit.
Gjithashtu, në Velipojë është mbytur në det pushuesi 59-vjeçar, Hasan Hysenaj nga Kosova.
Edhe në plazhin e Velipojës mungojnë rojet bregdetare, një problem ky që nuk po gjen zgjidhje prej vitesh edhe pse thirrjet apo edhe protestat e pushuesve kanë qenë të shumta.

Etiketa: SppilleVelipojeViktima

Lajme të lidhura

Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, radhë kilometrike automjetesh
Aktualitet

Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, radhë kilometrike automjetesh

17:33 - 02/02/26
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por me një kusht…
Breaking Views

PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por me një kusht…

17:00 - 02/02/26
Ina Zhupa kundërshton urdhrin e Berishës: Të qëndrojmë në komisione për interesin e qytetarëve
Breaking Views

Ina Zhupa kundërshton urdhrin e Berishës: Të qëndrojmë në komisione për interesin e qytetarëve

16:53 - 02/02/26
Para
Temperaturat ekstreme/ Shfaqet një vatër zjarri edhe në Kolonjë, mjetet zjarrfikëse mbërrijnë në vendngjarje

BERAT/ Dogji një sipërfaqe toke me barishte, në hetim autori i dyshuar, arrestohen 3 të tjerë, ja akuzat

TË FUNDIT

Shoferi që shpëtoi në Dragostunjë: Kam 40 vjet këtu, nuk ka patur shembje, shkak janë punimet e firmës
Breaking Views

Shoferi që shpëtoi në Dragostunjë: Kam 40 vjet këtu, nuk ka patur shembje, shkak janë punimet e firmës

18:08 - 02/02/26

Shyqyr që nuk kisha makina pas dhe ika, sepse mu shemb mali para syve.’ Safet Duka ishte shoferi i parë...

Lexo më shumë
Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, radhë kilometrike automjetesh

Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, radhë kilometrike automjetesh

17:33 - 02/02/26
Zbardhen debatet me dyer të mbyllura në PD, Nallbati: Po qe për bojkot, t’i bojkotojmë të gjitha

Zbardhen debatet me dyer të mbyllura në PD, Nallbati: Po qe për bojkot, t’i bojkotojmë të gjitha

17:09 - 02/02/26
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por me një kusht…

PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por me një kusht…

17:00 - 02/02/26
Ina Zhupa kundërshton urdhrin e Berishës: Të qëndrojmë në komisione për interesin e qytetarëve

Ina Zhupa kundërshton urdhrin e Berishës: Të qëndrojmë në komisione për interesin e qytetarëve

16:53 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com