GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Putin jep mesazhin: Të parandalohet përhapja e islamit radikal nga Afganistani

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Putin: Bosnja zë vend të rëndësishëm në politikën ruse në Ballkan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se është jetike që të shmanget përhapja e islamit radikal nga Afganistani në Azinë Qendrore dhe që ekstremistët të mbahen larg rajonit.

Sipas një njoftimi të Kremlinit ai e bëri këtë deklaratë gjatë një bisede me udhëheqësit e vendeve të Azisë Qendrore. Presidenti rus gjatë bisedës online ka thënë gjithashtu se është e rëndësishme të vëzhgohet me kujdes tregtia afgane e drogës.

Në këtë takim është shprehur shqetësim për faktin se grupi terrorist Shteti Islamik ende posedon terren në Afganistan dhe se i njëjti paraqet kërcënim, thuhet në njoftimin e Kremlinit, raporton Reuters.

Për këtë arsye, udhëheqësit kanë rënë dakord që të koordinojnë veprimet e përbashkëta për Afganistanin.

Talebanët, më 15 gusht, pasi morën kontrollin e Kabulit, kanë deklaruar se kanë nën kontrollin e plotë të Afganistanit. Presidenti afgan, Ashraf Ghani u largua nga shteti, në kohën kur talebanët arritën në Kabul.

Rusia më 2003 e ka njohur grupin taleban si grup terrorist, por që atëherë ka mbajtur një sërë raunde bisedimesh në Afganistan. Bisedimet e fundit u mbajtën në mars, ku u përfshin edhe talebanët.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka thënë më herët se Moska mbështet “nisjen e një dialogu kombëtar, gjithëpërfshirës, ku do të merrnin pjesë të gjitha forcat politike dhe fetare të Afganistanit”.

Në Afganistan ende veprojnë disa celula të grupit terrorist Shteti Islamik.

Përmes një marrëveshjeje me SHBA-në për tërheqjen e trupave të huaja nga ky vend, talebanët janë zotuar se nuk do të lejojnë që territori i Afganistanit të përdoret nga grupet terroriste. / REL

Lajme të lidhura

Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump refuzon armëpushimin 7-ditor me Iranin, bombardimet mund të rinisin pas zgjedhjeve të Nëntorit

15:29 - 26/09/26
Mashtruesit grabisin 95 milionë euro nga Intesa Sanpaolo përmes Inteligjencës Artificiale
Botë

Mashtruesit grabisin 95 milionë euro nga Intesa Sanpaolo përmes Inteligjencës Artificiale

15:08 - 26/09/26
Hakerat sulmojnë edhe faqen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë
Botë

Sulm kibernetik ndaj FBI-së/ Hakerët pretendojnë se kanë vjedhur të dhënat mjekësore të mijëra agjentëve

14:14 - 26/09/26
Para
Finalja e Superkupës së Shqipërisë/ Njoftim i rëndësishëm nga FSHF për tifozët. Ja çmimet e biletave

Finalja e Superkupës së Shqipërisë/ Njoftim i rëndësishëm nga FSHF për tifozët. Ja çmimet e biletave

TË FUNDIT

Portugalia mposht Norvegjinë e Haaland, surprizë në Gjermani, fiton Greqia
Breaking Views

Portugalia mposht Norvegjinë e Haaland, surprizë në Gjermani, fiton Greqia

22:56 - 27/09/26

Portugalia ia del të marrë maksimumin e saj edhe pa Cristiano Ronaldon në fushën e lojës. Në Oslo, skuadra luzitane...

Lexo më shumë
Me thirrjet “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” mbyllet dita e 120 e protestës

Me thirrjet “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” mbyllet dita e 120 e protestës

22:46 - 27/09/26
“Krimi ka kokë”, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë

“Krimi ka kokë”, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë

21:48 - 27/09/26
Aktivisti Ditan Goxhaj: Nuk ka kthim pas! Pushteti nuk largohet nëse ne nuk paguajmë ‘çmimin’

Aktivisti Ditan Goxhaj: Nuk ka kthim pas! Pushteti nuk largohet nëse ne nuk paguajmë ‘çmimin’

20:53 - 27/09/26
“Më 3 tetor në Bruksel, ta bëjmë si në ’99 në Rambuje”/ Aktivisti: Të çlirojmë Shqipërinë! BE s’mund të negociojë me Ramën…

“Më 3 tetor në Bruksel, ta bëjmë si në ’99 në Rambuje”/ Aktivisti: Të çlirojmë Shqipërinë! BE s’mund të negociojë me Ramën…

20:43 - 27/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com