GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati në Lushnjë/ Vritet pronari i lokalit dhe plagosen 5 persona, ja çfarë ndodhi në vendngjarje

23:59 - 23/08/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati në Lushnjë/ Vritet pronari i lokalit dhe plagosen 5 persona, ja çfarë ndodhi në vendngjarje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka përfshirë Lushnjën ditën e sotme, ku disa persona të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip “Golf 5” me ngjyrë të zezë, kanë qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov në drejtim të një lokali në pedonalen e qytetit.

Viktima e cila u qëllua sot me kallashnikov, është Bledar Muça, pronari i “Bar Pedonales” dhe babai i dy fëmijëve. Mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur rreth orës 22:00, teksa Muça qëndronte në një tavolinë në trotuarin e lokalit të tij, nën shoqërinë e kunatit, të identifikuar si Judin Velo. Mendohet që pronari ka qenë objektivi i kësaj bande që në fillim.

Në momentin e të shtënave në lokal ka pasur shumë njerëz, përfshirë këtu gra dhe fëmijë, të cilët janë shtrirë përtokë për t’u shpëtuar plumbave. Por fatkeqësisht, nga kjo situatë e krijuar, duke e transformuar vendin në një kaos, jo të gjithë arritën të shpëtonin prej fishekëve të lëshuar kundrejt tyre.

Edhe pse nga informatat e para që dolën nga vendngjarje u raportuan për tre të plagosur, në të vërtetë, efektivët zbuluan se në total ishin pesë persona të lënduar.

Policia njofton se bashkë me Judin Velon, Ervis Tafan dhe Sara Liçin, në spital janë dërguar edhe Eksara Sauli dhe Majlinda Gjyla. Deri tani mësohet se Tafa, Velo dhe Liçi ndodhen në terapi intensive ku gjendja e tyre shëndetësore është e rënduar, kurse Sauli e Gjyla, janë jashtë rrezikut për jetën.

Pasi realizoi objektivin dhe shkaktoi një ‘kasaphanë’ në lokal, autori ka hipur sërish në makinë dhe është larguar në drejtim të paditur bashkë me personin që e shoqëronte. Ndërkohë në fshatin Thanasaj është gjetur një automjet i djegur që dyshohet se i përket autorëve.

Për momentin, policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit dhe është duke punuar për të parë se çfarë i ka shtyrë autorët që të kryenin këtë akt, e të gjuanin me breshëri plumbash.

Lajme të lidhura

Salianji: 8 Dhjetori, dita për të kujtuar se nga vijmë e ku duhet të shkojmë!
Aktualitet

Salianji: 8 Dhjetori, dita për të kujtuar se nga vijmë e ku duhet të shkojmë!

11:06 - 08/12/25
EMRAT/ Dokumente të falsifikuara në zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria çon në gjyq 3 të pandehurit (SKEMA)
Aktualitet

I dënuar në Francë për trafik droge, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të shqiptarit (Emri)

10:37 - 08/12/25
Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit
Aktualitet

Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital (Emri)

10:12 - 08/12/25
Para
Ulen lehtë temperaturat, parashikimi i motit për sot

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

TË FUNDIT

Liga e kampioneve, UEFA ia beson ndeshjen Sporting–Real Madrid katër gjyqtareve shqiptare
Sport

Emanuela Rusta zbarkon në Torino, do të vendosë drejtësi në sfidën Juventus–Pafos

11:41 - 08/12/25

Ndeshja Juventus – Pafos, e vlefshme për raundin e gjashtë të UEFA Youth League, do të gjykohet nga Emanuela Rusta....

Lexo më shumë
Avni Ponari merr 120 MLN lekë qyl nga Ushtria me tender pa garë që ia dha agjencia e Blendi Gonxhes

Avni Ponari merr 120 MLN lekë qyl nga Ushtria me tender pa garë që ia dha agjencia e Blendi Gonxhes

11:12 - 08/12/25
Salianji: 8 Dhjetori, dita për të kujtuar se nga vijmë e ku duhet të shkojmë!

Salianji: 8 Dhjetori, dita për të kujtuar se nga vijmë e ku duhet të shkojmë!

11:06 - 08/12/25
Kuqezinjtë spikasin në ekipet e tyre/ Muçi realizon dy gola, shënojnë edhe Hoxha e Muja, Laçi jep asist

Kuqezinjtë spikasin në ekipet e tyre/ Muçi realizon dy gola, shënojnë edhe Hoxha e Muja, Laçi jep asist

10:47 - 08/12/25
EMRAT/ Dokumente të falsifikuara në zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria çon në gjyq 3 të pandehurit (SKEMA)

I dënuar në Francë për trafik droge, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të shqiptarit (Emri)

10:37 - 08/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com