‘La Stampa’ në edicionin e sotëm vë në qendër të vëmendjes Paulo Dybalën. Pasi nënshkroi rinovimin e kontratës, ai nuk e fsheh gëzimin e kthimit në Argjentinë pothuajse dy vjet pas herës së fundit.
Problemi, megjithatë, është se Argjentina do të luajë ndeshjet e ardhshme më 3, 5 dhe 10 shtator dhe ai rrezikon të mos marrë pjesë në sfidën Napoli-Juventus që do të luhet më 11 ose të dielën më 12 shtator.
Një mungesë e madhe për Bardhezinjtë, të cilët gjithashtu mund të duhet të heqin dorë edhe nga Danilo, Alex Sandro, Cuadrado, Bentancur dhe McKennie./Gijotina.com