GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Jemi të lodhur, të sfilitur, të demoralizuar”, Skënder Brataj thirrje qytetarëve: Vaksinohuni!

17:19 - 24/08/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 5 min
A A
“Jemi të lodhur, të sfilitur, të demoralizuar”, Skënder Brataj thirrje qytetarëve: Vaksinohuni!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëpërmjet një statusi në facebook, mjeku i njohur Skënder Brataj u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen. Ai shprehet se bluzat e bardha duan bashkëpunim për të izoluar virusin ndërsa shton se nëse duam që të shpëtojmë duhet të vaksinohemi.

Brataj thekson se nëpërmjet vaksinimit, ndihmohen edhe mjekët të cilët janë të lodhur, të sfilitur dhe të demoralizuar. Më tej ai shton se askush nuk do që ta pranojë realitetin, përveç atyre që kanë humbur të afërmit, përveç atyre që kaluan sëmundjen, përveç atyre që u shtruan në spitale!

Statusi i plotë i mjekut Skënder Brataj:

Askush nuk do që të pranoj realitetin, askush nuk është dakort me atë që ne shkruajmë dhe informojmë! Askush përveç atyre që kanë humbur të afërmit, përveç atyre që kaluan sëmundjen, përveç atyre që u shtruan në spitale!

Përveç atyre që janë të sëmurë në këtë moment, përveç atyre që vuajnë akoma pasojat e sëmundjes. Përveç atyre që besojnë te shkenca, te mjekësia, te profesionistët! Pra pjesa më e madhe e shoqërisë, e qytetarëve! Por kush nuk e di?

Po i marrë me radhë…A e dinë realitetin NOVAX, a e dinë ata se shumë prej tyre humbën jetën? A e dinë ata që falë vaksinave në shekullin e 20 u zhdukën qindra sëmundje vdekjeprurëse dhe shpëtuan miliona jetë njerëzore? A e dinë konspiracionistët që shumë prej tyre humbën jetën? A e dinë se asnjë teori e tyre nuk është vërtetuar? A e dinë shumë njerëz që ne mjekët nuk prodhojmë vaksina, nuk shesim vaksina? A e dinë që ne jemi vaksinuar të parët për t’u mbrojtur vet nga virusi dhe për t’iu mbrojtur juve? A e dinë kjo kategori njerëzish se jemi të lodhur, të sfilitur, të demoralizuar, të pa fuqishëm të luftojmë vetëm?

A e dinë sa ankth kemi për familjet tona, fëmijët tanë, njerëzit tanë, për shëndetin e qytetarëve? Kjo sëmundje nuk zgjedh, kjo sëmundje nuk e ka me individin, kjo sëmundje e ka me të gjithë botën! Individi dëmton shoqërinë me veprimet e tij të pa matura! Ndodh njëherë në 100 vjet që sëmundje të tilla të shfaqen para njerëzimit! A e di ti politikan i çdo ngjyre se ke përgjegjësi për atë që thua? A e di ti, se shëndeti i mbështetësve të tu varet nga mjekësia dhe jo nga politika?

A e di ti politikan në pushtet që vendos, se shëndeti varet nga mjekësia, nga mjekët dhe infermierët? A e di ti biznesmen apo tregtar se shëndeti nuk blihet, nuk të jep kohë të shkosh jashtë shtetit? A e di ti koleg që duhet të informosh dhe të shpjegosh pasojat e sëmundjes çdo personi apo pacienti? A e dini ju koleg të universiteteve që duhet të informoni pa pushim, të mos lini këtë boshllëk këtyre jo profesionistëve të mjeksisë? A e dini ju shoqata mjekësore që duhet të jeni në linjën e parë për të informuar qytetarët në vazhdimësi? A e di ti Novax, konspiracionist sa dëm i bën shëndetit të njerëzve me interpretimet e tua fantastiko-shkencore?!

Po ju media, televizione, networke, a e dini sa dëm bëni me lajme të rreme, interpretime personale, apo të ftuar jo profesionist që merrni në studiot tuaja? A e dini ju që një person që nuk është mjek nuk flet dot për mjeksinë? A e dini ju që konspiracionisti nuk është mjek, nuk i njeh viruset, bakteret, myket, protozoarët, parazitët e të tjera si këto? A e dini ju moderatorë që nuk ka mjek popullor, por mjek që ka studiuar mjekësi?

A e dini ju moderator që nuk ka kurse në mjekësi pa mbaruar fakultetin e mjekësisë? A e dini ju mjek popullor se pa diplomë bëni ushtrim abuziv të profesionit? A e dini ju që nuk jeni mjek? A e dini ju që duhet të mos merreni me pacientë se po u merrni jetën? A e dini sa dëm ju bëni qytetarëve me praktika shabllon të shitura për shkencë? A e dini ju analist që djallëzinë e shikoni gjithmonë te të tjerët dhe asnjëherë në bagazhin tuaj, te interpretimi juaj, te përfaqësimi juaj dhe ngjyra që zgjidhni ose dëshironi të mbroni në këtë moment?

Kush është më e rëndësishme, liket tuaja apo shëndeti juaj dhe i qytetarëve? A e dini se ndoshta një ditë do të analizohet veprimtaria e çdo njërit prej nesh nga organet përkatëse? Sa do të dëshiroja që ky verifikim të fillonte menjëherë pa lejuar më të dëmtohet shëndeti i njerëzve? Ju institucione dhe organe kompetente, ju lutem na ndihmoni!

A e dini se ne mjekët, infermierët, personeli mbështetës jemi të lodhur, të frikësuar, të ofenduar, të përgojuar, të gjykuar nga të gjithë ju? Ne para të gjithëve juve, jemi të detyruar t’ju shërbejmë, sepse ju paguani taksat! Jemi të detyruar të mos përgjigjemi sepse e kemi për detyrë! Jemi të detyruar t’ju gjejmë një zgjidhje se kemi bërë betimin e hipokratit! Jemi të detyruar sepse ju na kallzoni, na çoni në prokurori, në gjykatë, te emisionet investigative! Jemi te detyruar se ju na filmoni kur ne bëjmë vetëm detyrën! Po ju çfarë duhet të bëni?

Ju mos flisni si mjek, mos bëni interpretimet tona! Ju këshillohuni me mjekun tuaj, ju telefonini urgjencën kur keni nevojë! Ju kërkoni tamponin ose testin e shpejtë! Ju izolohuni nëse keni shenja dhe simptoma! Ju vendosni maskën në ambientet e mbyllura, ruani distancën.

Ju bashkohuni me ne, na dëgjoni, na lini të bëjmë detyrën dhe të mbijetojmë si ju.  Ne duam vetëm bashkëpunim! NE VETËM NUK JA DALIM DOT!  VAKSINOHUNI NËSE DONI TË SHPËTOJMË, NËSE DONI TË NA NDIHMONI! Dr. Skënder Brataj”, shkruan Brataj.

Etiketa: BratajCovid-19thirrjevaksinohuni

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Para
Kaos në Afganistan, talebanët nuk lejojnë civilët t’i drejtohen aeroportit të Kabulit

Kaos në Afganistan, talebanët nuk lejojnë civilët t’i drejtohen aeroportit të Kabulit

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com