GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Kredia për shtëpi! Lakmojnë pronat në bregdet, Vlora dhe Lezha me rritjen më të lartë, Tirana dhe Fieri mbeten pas

08:13 - 25/08/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Kredia për shtëpi! Lakmojnë pronat në bregdet, Vlora dhe Lezha me rritjen më të lartë, Tirana dhe Fieri mbeten pas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kredia për shtëpi po rritet me ritme të larta, jo vetëm në Tiranë, por edhe në qarqet e tjera të vendit.

Madje, në disa prej tyre, rritja e portofolit të kredisë është më e shpejtë se në Tiranë. Sipas Bankës së Shqipërisë, në mesin e këtij viti, ritmet më të larta të zgjerimit të kredisë për shtëpi u shënuan në qarkun e Vlorës, me 15.8% dhe në atë të Lezhës, me 15.1%. Kjo rritje mund të shpjegohet më së shumti me një rritje të investimit të individëve në pronat në bregdet.

Qarku i Tiranës u rendit i treti, me një zgjerim të portofolit të kredisë me 12.6%. Në rritje dyshifrore ishte kredia edhe në Qarkun e Fierit, me 10.3%. Vijojnë Qarku i Korçës me 6.7%, i Durrësit me 5.8%, Shkodra me 4.8% dhe Elbasani me 4.2%. Por, rritje akoma më e madhe është shënuar për pjesën tjetër të kredimarrësve, me rezidencë jashtë qarqeve kryesore të vendit. Në këtë segment të portofolit, rritja vjetore e portofolit të kredisë në mesin e këtij viti ka arritur në 30.6%.

Duke qenë se qarqet e mbetura kanë një zhvillim relativisht më të dobët në tregun e pronave, mund të supozohet se rritja e lartë në këtë segment ka ardhur sidomos prej jorezidentëve. Sipas vrojtimeve me agjentë të tregut dhe firmat e ndërtimit, jorezidentët po zënë një peshë në rritje në tregun e pronave dhe vlerësohet që më shumë se një e treta e transaksioneve kryhen nga jorezidentët. Këtu përfshihen emigrantët shqiptarë me banim jashtë vendit, por edhe shtetasit e huaj që blejnë pasuri të paluajtshme në Shqipëri, kryesisht në bregdet.

Në vlerë, Tirana vazhdon të dominojë tregun e pasurive të paluajtshme, me një vlerë portofoli aktive prej rreth 95 miliardë lekësh ose afërsisht sa 68.6% e portofolit total të kredisë për shtëpi. Kjo pjesë është në rënie krahasuar me një vit më parë, kur arriti në 69.5%. Por, sërish, shtesa e portofolit të kredisë në Tiranë, prej rreth 10.6 miliardë lekësh, ishte pothuajse dy herë më e madhe se shtesa në pjesën tjetër, të marrë së bashku. Kjo tregon se në volume financimi kryeqyteti vazhdon dukshëm të dominojë tregun e pasurive të paluajtshme.

Sipas Bankës së Shqipërisë, portofoli total i kredisë për pasuri të paluajtshme për individët në mesin e këtij viti arriti në 137 miliardë lekë ose 1.12 miliardë euro. Krahasuar me qershorin e vitit 2020, ky portofol është zgjeruar me 13.3%. Kjo rritje është rreth 2.3 herë më i lartë se zgjerimi mesatar i portofolit të kredisë për ekonominë për të njëjtën periudhë. Për 6-mujorin 2021, sektori bankar në vend ka disbursuar 19 miliardë lekë ose rreth 155 milionë euro kredi të reja për shtëpi, 88% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. /MONITOR

Etiketa: kredi per shtepi

Lajme të lidhura

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Para
Ekzekutimi me armë zjarri i Xhuljano Bullarit në Vlorë, ja si e zbuluan familjarët vdekjen e të riut

Ekzekutimi me armë zjarri i Xhuljano Bullarit në Vlorë, ja si e zbuluan familjarët vdekjen e të riut

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com