GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasësi gjakftohtë i të resë në Kosovë, Krivaqa ushtroi dhunë edhe ndaj ish- të dashurës

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasësi gjakftohtë i të resë në Kosovë, Krivaqa ushtroi dhunë edhe ndaj ish- të dashurës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me autorin për vrasjen e Marigona Osmanit në Kosovë. Për shumë ish nxënës të shkollës fillore “Gjon Serreçi” në Ferizaj, fytyra e Dardanit ishte e njohur. Një nga ish nxënësit e kësaj shkolle, G.B. tregon që kur ishte në klasë të gjashtë, Dardani, e kishte ndaluar për t’i vjedhur të gjitha gjërat që i kishte.

“Kemi qenë me një shok prapa gjimnazit në Ferizaj, kur Dardani na ka dal me thikë dhe shokut ia ka marr telefonin Nokia Gold”.

Këtë rast ai dhe shoku i tij nuk e kishin lajmëruar në Policinë e Kosovës për një arsye. “Atij të gjithë iu kemi frikësuar”, shprehet tashmë 25 vjeçari.

Ndonëse për këtë rast specifik nuk janë lajmëruar organet përgjegjëse, Dardani nuk është person i panjohur për policinë. Sipas burimeve që ka siguruar “Grazeta” ai ka plot 122 vepra kriminale.

Veprat për të cilat dyshohet Krivaqa janë si vijon: 11 raste për grabitje, 93 raste të vjedhjes dhe vjedhjes së rëndë, 1 rast dhunimi, 12 raste pranimi të gjërave të vjedhura, si dhe pesë lëndime trupore.

Edhe pse i dyshuar për më shumë se njëqind vepra, Krivaqa ishte jashtë grilave dhe po jetonte me M.O., të cilës dyshohet se ia mori jetën më 22 gusht të këtij viti.

Krivaqa, i cili po bashkëjetonte prej më shumë se dy muajsh me viktimën, dyshohet se e ka vrarë ferizajasen 18-vjeçare, M.O. e më pas, bashkë me Arbër Sejdiun, e kanë dërguar trupin e pajetë në repartin e emergjencës së Spitalit Rajonal të Ferizajt.

E kaluara e dhunshme e Dardan Krivaqës

Dardan Krivaqa kishte ushtruar dhunë edhe ndaj të një të dashure që kishte në vitin 2017. I njëjti burim ka bërë të ditur që në qershor 2017 Krivaqa kishte ushtruar dhunë ndaj atëkohë të dashurës së tij. Pas dhunës sistematike që ai kishte ushtruar ndaj saj, më 10 qershor të vitit 2017 Krivaqa e kishte sulmuar me thikë familjarin e ish të dashurës për shkak se i njëjti kishte tentuar ta largonte nga dhuna që Krivaqa i shkaktonte familjares së tij. Lidhur me këtë rast ishte hapur hetimi për “lëndim të lehtë trupor”.

Një therje tjetër, Krivaqa e kishte bërë në fund të vitit 2020 dhe atë ndaj një zyrtari policor. Sipas po të njëjtit burim, polici me inicialet Z.H. i kishte vërejtur tre persona duke konsumuar lëndë narkotike dhe sapo iu ishte afruar, Dardan Krivaqa i kishte vënë një mjet të mprehtë në fyt me ç’rast zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore. Për të njëjtën vepër, i dyshuari Krivaqa ishte dënuar me burgim prej 180 ditësh, duke iu llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim.

Etiketa: KosoveVrasje

Lajme të lidhura

Dhuna në Zvërnec, nis hetim ndaj drejtuesve të Policisë së Vlorës! Pranga rojes që goditi qytetarin
Aktualitet

Dhuna në Zvërnec, nis hetim ndaj drejtuesve të Policisë së Vlorës! Pranga rojes që goditi qytetarin

07:31 - 31/05/26
Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt
Aktualitet

Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt

14:02 - 30/05/26
I doli emri në listën e kandidatëve për Këshillin e PD-së, Jordan Daci nxjerr blof Berishën
Aktualitet

I doli emri në listën e kandidatëve për Këshillin e PD-së, Jordan Daci nxjerr blof Berishën

13:47 - 30/05/26
Para
Kthimi në normalitet i ekonomisë shtoi konsumin e energjisë

Kthimi në normalitet i ekonomisë shtoi konsumin e energjisë

TË FUNDIT

Jurgen Uldedaj kampion në IBO fiton kundër Austine Nnamdit dhe ngre flamurin në Londër
Breaking Views

Jurgen Uldedaj kampion në IBO fiton kundër Austine Nnamdit dhe ngre flamurin në Londër

09:00 - 31/05/26

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ka mbrojtur me sukses titullin e kampionit botëror në kategorinë IBO Cruiserëeight, pasi të shtunën mposhti...

Lexo më shumë
Dhuna në Zvërnec, nis hetim ndaj drejtuesve të Policisë së Vlorës! Pranga rojes që goditi qytetarin

Dhuna në Zvërnec, nis hetim ndaj drejtuesve të Policisë së Vlorës! Pranga rojes që goditi qytetarin

07:31 - 31/05/26
Raporti i Ministrisë së Brendshme Franceze: Rritje alarmante e akteve antifetare që nga viti 2023

Raporti i Ministrisë së Brendshme Franceze: Rritje alarmante e akteve antifetare që nga viti 2023

15:32 - 30/05/26
UNICEF: Sulmet izraelite kanë vrarë ose plagosur 11 fëmijë çdo ditë në Liban

UNICEF: Sulmet izraelite kanë vrarë ose plagosur 11 fëmijë çdo ditë në Liban

15:05 - 30/05/26
Vapa ekstreme pushton Europën: Temperatura rekord dhe viktima, alarm i kuq në disa shtete

Vapa ekstreme pushton Europën: Temperatura rekord dhe viktima, alarm i kuq në disa shtete

14:36 - 30/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet Giriş