GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

“Në Shqipëri do të strehohen 4000 afganë”, Xhaçka: E kishim detyrim të mos t’i braktisnim

në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Në Shqipëri do të strehohen 4000 afganë”, Xhaçka: E kishim detyrim të mos t’i braktisnim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka u shpreh nga aeroporti i Rinasit, ku priti 121 afganët e parë se vendi ynë e kishte detyrim që ti strehonte dhe mos ti braktiste qytetarët e Afganistanit, ndërsa shtoi se në Shqipëri do të strehohen 4000 afganë.

“Prandaj, ishte një detyrim, që këta aleatë të mos i braktisnim në mëshirën e talibanëve, por të bënim çfarë mundeshim për t’ju dhënë mundësinë të largohen nga rreziku qe u kanosej në vendin e tyre. Shqipëria ka pranuar të strehojë rreth 4000 afganë përkohësisht, teksa përpunohen aplikimet e tyre për të emigruar për në Shtetet e Bashkuara”.

Sipas Xhaçkës, frika për sulme terroriste, si ai që ndodhi ditën e djeshme në aeroportin e Kabulit, ishte shtysa për t’i evakuuar sa më shpejt ata nga Afganistani.

“Fatkeqësisht, sulmet e tmerrshme që ndodhën sot, humbja tragjike e jetës e mbi 60 qytetarëve dhe trupave të partnerëve tanë amerikanë, ishte prova e asaj që na shqetësonte ne, që shqetësonte të gjithë partnerët. Ishte pikërisht frika nga sulme të tilla, që na ka shtyrë të bëjmë maksimumin që këta qytetarë të vinin sa më shpejt në Shqipëri, ku janë larg rrezikut e larg frikës për jetën. Ditë pas dite, na është dashur të përballemi me shtyrje, vështirësi të reja, pengesa të reja si pasojë e situatës së sigurisë”.

Ministrja bën me dije se grupi i parë i afganëve do të strehohet në një strukturë hoteliere në Durrës, duke shtuar se afganët e tjerë që do të vijnë në ditët në vijim do të strehohen për pak ditë në konviktet e QS.

“Grupi që ka zbritur sot, që është grupi i parë, do të strehohet në një strukturë hoteliere në Durrës. Ndërkohë që teksa presim që të kalojë piku i sezonit e të çlirohen kapacitetet e strukturave hoteliere për pjesën tjetër, afganët e tjerë që do të vijnë në ditët në vijim do të strehohen për pak ditë në konviktet e QS. Ne kemi marrë masa për gjithçka, për përpunimin e dokumentacionit e regjistrimin, për kontrollet e kujdesin shëndetësor, për paketat higjienike, për ushqimin, transportin e padyshim edhe sigurinë”, tha Xhaçka.

Etiketa: afganetOlta Xhacka

Lajme të lidhura

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 gusht 2026
KRYESORE

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 gusht 2026

08:00 - 07/08/26
Horoskopi për ditën e premte, 7 gusht 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 7 gusht 2026

07:30 - 07/08/26
Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg
Aktualitet

Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

21:52 - 06/08/26
Para
Bulqizë/ I vihet eksploziv një automjeti, policia shoqëron disa persona

Bulqizë/ I vihet eksploziv një automjeti, policia shoqëron disa persona

TË FUNDIT

UEFA konfirmon bojkotin ndaj FIFA-s: Kemi humbur besimin tek Infantino!
Sport

UEFA konfirmon bojkotin ndaj FIFA-s: Kemi humbur besimin tek Infantino!

08:07 - 07/08/26

Përplasja mes UEFA-s dhe FIFA-s vazhdon të thellohet, me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, që mbetet në qendër të polemikave....

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 gusht 2026

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 gusht 2026

08:00 - 07/08/26
Aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit”, ndërron jetë 38-vjeçari nga Kosova

Aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit”, ndërron jetë 38-vjeçari nga Kosova

07:46 - 07/08/26
Horoskopi për ditën e premte, 7 gusht 2026

Horoskopi për ditën e premte, 7 gusht 2026

07:30 - 07/08/26
Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale

22:46 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com