GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Afganistan/ Biden paralajmëron: Një tjetër sulm

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Afganistan/ Biden paralajmëron: Një tjetër sulm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar se një sulm i ri në aeroportin e Kabulit “ka shumë të ngjarë” të ndodhë “brenda 24-36 orëve të ardhshme“. Teksa SHBA po shkon drejt fundit të evakuimeve, talebanët tashmë janë bërë gati për të marrë vendin në zotërim të plotë.
Në një deklaratë, pas takimit me këshilltarët e tij të sigurisë, ai tha se komandantët ushtarakë e kishin informuar për mundësinë e një sulmi të tillë në orët e ardhshme. “I udhëzova ata të marrin të gjitha masat e mundshme, duke i dhënë përparësi mbrojtjes së forcës (amerikane)”, tha Biden.
Presidenti i SHBA kujtoi se situata në terren në Afganistan është ende “jashtëzakonisht e rrezikshme” dhe siguroi se goditja kundër luftëtarëve të Shtetit Islamik të Khorasan (ISIS-K) nuk do të jetë e fundit.

Ky paralajmërim për një tjetër sulm vjen pasi Pentagoni ka konfirmuar vrasjen e dy “kokave” të grupit ISIS-K për të cilët, ushtria beson se ishin përgjegjës për planifikimin e sulmit vdekjeprurës ndaj Shteteve të Bashkuara në Kabul.

Vrasja e funksionarëve të grupit të ri terrorist ISIS-K erdhi gjatë një kundërpërgjigjeje me dron të ushtrisë amerikane, më pak se 48 orë pas shpërthimit vdekjeprurës pranë aeroportit të Kabulit, si pasojë e të cilit u vranë mbi 200 persona. 13 prej tyre ishin ushtarë amerikanë, ndërsa mbi 150 persona mbetën të plagosur.

ISIS-K ka marrë përgjegjësinë për të dyja sulmet jashtë aeroportit të Kabulit. Presidenti Joe Biden premtoi se do të gjente xhihadistët pas sulmit vetëvrasës. ISIS-K, ose Provinca Khorasan e Shtetit Islamik, është grupi më ekstrem dhe më i dhunshëm nga të gjitha grupet militante xhihadiste në Afganistan.

Ndërkohë që në aeroportin e Kabulit situata vijon te jetë tepër e tensionuar dhe talebanët kanë ngritur pika kontrolli në çdo rrugë që të lidh me të për të mos lejuar kalimin e afganëve, në dy javët e fundit, më shumë se 100,000 njerëz besohet se janë evakuuar. DASH u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë të largohen nga zona pranë aeroportit për shkak të kërcënimit për një tjetër sulm.

Etiketa: Biden

Lajme të lidhura

Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Para
Sali Berisha për Afganistanin: Ëndrra për liri u varros, triumfoi korrupsioni dhe mesjeta

Sali Berisha për Afganistanin: Ëndrra për liri u varros, triumfoi korrupsioni dhe mesjeta

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com