GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Siguria rrugore, Policia e Shtetit me dorë të “hekurt”

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Siguria rrugore, Policia e Shtetit me dorë të “hekurt”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 Vigjilenca e Policisë së Shtetit është maksimale në një kohë që fluksi i automjeteve është ende i lartë. Për parandalimin e aksidenteve rrugore janë marrë masa drastike ndërsa janë pezulluar shumë patenta gjatë 24 orëve të fundit.

“Fluks i lartë i automjeteve në akset rrugore nacionale në kthim nga  zonat bregdetare drejt Tiranës dhe Morinës.

Policia e Shtetit ka shtuar shërbimet policore në të gjitha rrugët interurbane dhe urbane, duke angazhuar krahas shërbimeve të Policisë Rrugore edhe patrullat e Përgjithshme dhe Forcat “Shqiponjat”.

Njëkohësisht në të gjitha rrugët interurbane Patrullat e Policisë Rrugore po monitorojnë qarkullimin me radarë e dronë dhe patrulla të lëvizshme të pajisura me kamera, aparatë fotografikë e alkooltestues.

?Gjatë 24 orëve të fundit nga shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 11 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi .

?Janë pezulluar 60 Leje drejtimi, nga të cilat 40 për shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin deri në 183 km/h në Baypassin e Fierit, 161 në rrugën interurbane Tiranë –Elbasan  në Bërzhitë dhe shpejtësi nga 135 deri në 149 në shumë akse të tjera të vendit  dhe 20 Leje drejtimi,për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1606 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Policia e Shtetit  apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.  

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.”

#MosUbejStatistike?

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPerSigurineTuaj?

Lajme të lidhura

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia
Aktualitet

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

23:09 - 17/07/26
Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë
Aktualitet

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person
Aktualitet

Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person

21:51 - 17/07/26
Para
E rëndë/ Makina bie nga lartësia në Dajt, plagosen dy persona

E rëndë/ Makina bie nga lartësia në Dajt, plagosen dy persona

TË FUNDIT

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia
Aktualitet

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

23:09 - 17/07/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku 50-vjeçari Thimjo Rubati u plagos me breshëri plumbash nga dy persona....

Lexo më shumë
Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

22:25 - 17/07/26
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

22:01 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com