Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i shënuar disa minuta më parë në hyrje të tunelit Elbasan-Tiranë. Mësohet se numri i të plagosurve ka shkuar në 5, dy prej të cilëve fëmijë.
Ndërkohë si pasojë i këtij incidenti, janë krijuar radhë të gjata makinash në pritje, duke bllokuar kështu qarkullimin në tunel.