GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Hamilton, akuza të rënda ndaj drejtuesve të F1: Zgjodhën paratë, para sportit

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Hamilton, akuza të rënda ndaj drejtuesve të F1: Zgjodhën paratë, para sportit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lewis Hamilton ka hedhur akuza të rënda ndaj drejtuesve të Formula 1, duke thënë se kanë vënë paratë parësore, ndërsa u bëri thirrje atyre që të rimbursojnë tifozët, që paguan biletat për Çmimin e Madh belg.

Britaniku u zemërua shumë për faktin se në këtë garë u zhvilluan vetëm dy xhiro pas gati katër orësh shi.

Hamilton përfundoi i treti ndërkohë që çmimi i parë ju dha rivalit të tij Max Verstappen.

 “Sot ishte një farsë dhe të vetmit njerëz që humbasin janë tifozët që kanë paguar shumë para për të na parë të garojmë. Sigurisht që nuk mund të bëni asgjë për motin, por ne kemi pajisje të sofistikuara për të na treguar se çfarë po ndodh dhe ishte e qartë se moti nuk do të qetësohej.

Ne u dërguam në pistë për një arsye dhe një arsye të vetme. Dy xhiro prapa një makine sigurie dhe kaq sa për të mbyllur eventin, kjo nuk është garë. Ne thjesht duhet ta kishim vendosur që të mos bëhej asgjë, të mos rrezikonin pilotët dhe më e rëndësishme t’u kthenim paratë tifozëve që janë zemra e sportit.”- u shpreh shtatë herë kampioni i botës.

Tribunat e pistës kishin plot 75,000 tifozë, që kishin paguar mes 107 dhe 505 euro, ndërsa një pjesë e madhe ishin larguar, pasi gara startoi në orën 18:17, pra më shumë se tre orë më vonë seç ishte planifikuar.

 “Sporti bëri një zgjedhje të keqe sot. Bisedimet për para dhe dy xhirot ishin fjalë për fjalë një skenar parash. Unë e di pse e bënë atë. Ekziston një rregull që thotë që të jetë një garë ligjore duhet të ketë së paku dy xhiro. Kjo aktivizon një mori gjërash, prapavijën më pas nuk e di as unë,”- tha Hamilton./Gijotina.com

Lajme të lidhura

Spanja dhe Portugalia kërkojnë përjashtimin e Marokut nga organizimi i Botërorit 2030
Sport

Spanja dhe Portugalia kërkojnë përjashtimin e Marokut nga organizimi i Botërorit 2030

15:29 - 07/08/26
Dëshmia tronditëse në gjyqin për vdekjen e Maradonës: Nuk donte të hante, as të ngrihej nga shtrati
Sport

Dëshmia tronditëse në gjyqin për vdekjen e Maradonës: Nuk donte të hante, as të ngrihej nga shtrati

14:45 - 07/08/26
U ndalua të hynte në SHBA para Botërorit, arbitri somalez “dëmshpërblehet” nga UEFA me finalen e Superkupës së Europës
Sport

U ndalua të hynte në SHBA para Botërorit, arbitri somalez “dëmshpërblehet” nga UEFA me finalen e Superkupës së Europës

14:00 - 07/08/26
Para
Fenomeni i “Shtëpive të barit” në Angli, arrestohet shqiptari në fermë kanabisi

Fenomeni i “Shtëpive të barit” në Angli, arrestohet shqiptari në fermë kanabisi

TË FUNDIT

Spanja dhe Portugalia kërkojnë përjashtimin e Marokut nga organizimi i Botërorit 2030
Sport

Spanja dhe Portugalia kërkojnë përjashtimin e Marokut nga organizimi i Botërorit 2030

15:29 - 07/08/26

Tensionet diplomatike mes Spanjës dhe Marokut për krizën e migracionit në Ceuta kanë kaluar kufijtë e politikës dhe tashmë po...

Lexo më shumë
Zaptimi i hapësirës publike në Spille, procedohen dy persona

Zaptimi i hapësirës publike në Spille, procedohen dy persona

15:06 - 07/08/26
Dëshmia tronditëse në gjyqin për vdekjen e Maradonës: Nuk donte të hante, as të ngrihej nga shtrati

Dëshmia tronditëse në gjyqin për vdekjen e Maradonës: Nuk donte të hante, as të ngrihej nga shtrati

14:45 - 07/08/26
Vajza e Ilir Beqajt heq dorë nga shtetësia shqiptare, Presidenti Begaj e dekreton

Vajza e Ilir Beqajt heq dorë nga shtetësia shqiptare, Presidenti Begaj e dekreton

14:23 - 07/08/26
Po transportonin 15 shtetas afrikanë drejt Malit të Zi, arrestohen dy të rinj në Shkodër

Po transportonin 15 shtetas afrikanë drejt Malit të Zi, arrestohen dy të rinj në Shkodër

14:07 - 07/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com