GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

PD bën gati ekipin për përplasjen me SHBA, tërhiqet Ferdinand Xhaferaj

në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD bën gati ekipin për përplasjen me SHBA, tërhiqet Ferdinand Xhaferaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati i Durrësit Ferdinand Xhaferaj nuk ka pranuar të jetë kandidat për Kryesinë e Partisë Demokratike, të cilët do të zgjidhen sot pasdite. Krahas tij, burime bëjnë me dije se mbrëmë dhe sot paradite në PD kanë ardhur edhe mesazhe nga zona të tjera për rrugëtimin problematik që sipas tyre po ndjek partia.

Emri i Xhaferajt ishte mes 45 demokratëve që do të kandidonin për kryesinë, por sipas burimeve nga PD, Xhaferaj ka njoftuar mbrëmë partinë që emri i tij të hiqet nga ajo listë. Me këtë veprim, duket se Xhaferaj kërkon të distancohet nga një PD që po shkon drejt përplasjes me SHBA-të. Edhe më herët, ai ka mbajtur një qëndrim të vazhdueshëm pro SHBA-ve, ndërsa në episodin e fundit të zgjedhjeve të Durrës i kujtoi Vangjush Dakos se ishte “non  grata” nga Departamenti i Shtetit.

PD publikoi mbrëmë emrat e ekipit të Bashës, ku kreu i Grupit Parlamentar i është besuar Alfred Rushajt; komisioni i Sigurisë në Parlament, Flamur Nokës; Komisioni i Ligjeve i është besuar Oerd Bylykbashit, kurse ai i Arsimit, Agron Gjekmarkaj.

Ndërkohë, kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së do të jetë Edi Paloka, kurse Grida Duma dhe Jorida Tabaku, nënkryetare. 

Publikimi i ekipit të ri të bashkëpunëtorëve të ngushtë të Bashës në vitet në vijim në PD duket se kanë dhënë një mesazh të qartë në bazë mbi kursin që do të ndjekë partia tani e tutje. Nisur nga emrat që përbëjnë këtë ekip, duket se PD po ndjek një kurs përplasjeje me amerikanët, ç’ka ka shqetësuar jo pak personazhet brenda saj që njihen për qasjen pro SHBA, të cilët kanë filluar të lëvizin.

Etiketa: ekipi i riPartia DemokratikeperplasjemSHBA

Lajme të lidhura

Eurodeputetja Wiseler Lima ngre shqetësim për mos heqjen e imunitetit të Ballukut: Parlamanti duhet të vendosë
Aktualitet

Eurodeputetja Wiseler Lima ngre shqetësim për mos heqjen e imunitetit të Ballukut: Parlamanti duhet të vendosë

12:58 - 21/09/26
Tabaku ngre alarmin në Komitetin Shqipëri-BE: S’ka transparencë, Parlamenti mbron interesat e një grupi njerëzish
Aktualitet

Tabaku ngre alarmin në Komitetin Shqipëri-BE: S’ka transparencë, Parlamenti mbron interesat e një grupi njerëzish

12:50 - 21/09/26
Bardhi në Komitetin e Stabilizim Asociimit: Opozita po pengohet të kërkojë llogari në Parlament
Aktualitet

Bardhi në Komitetin e Stabilizim Asociimit: Opozita po pengohet të kërkojë llogari në Parlament

11:51 - 21/09/26
Para
Ylli Manjani i del në krah Luan Ramës: LSI-ja e tradhtoi dhe e dënoi para zgjedhjeve

Ylli Manjani i del në krah Luan Ramës: LSI-ja e tradhtoi dhe e dënoi para zgjedhjeve

TË FUNDIT

AfD synon fitore historike! Lindja gjermane voton mes pakënaqësisë ekonomike, emigracionit dhe Rusisë
Botë

CDU pëson humbje historike! AfD triumfon në Mecklenburg, ndërsa e Majta fiton Berlinin

15:06 - 21/09/26

Zgjedhjet e së dielës në dy lande të Gjermanisë sollën një goditje të fortë për CDU-në e kancelarit Friedrich Merz....

Lexo më shumë
Sekuestrohet veliera me mbi 2 ton kokainë në Spanjë, kapet në bord edhe një shqiptar

Sekuestrohet veliera me mbi 2 ton kokainë në Spanjë, kapet në bord edhe një shqiptar

14:49 - 21/09/26
Kurti flet nga SHBA për vendimin e Hagës: Lufta e UÇK nuk mund të njolloset në asnjë mënyrë!

Kurti flet nga SHBA për vendimin e Hagës: Lufta e UÇK nuk mund të njolloset në asnjë mënyrë!

14:25 - 21/09/26
U inaugurua vetëm një javë më parë, shembet ura që kushtoi 40 milionë lekë në Klos

U inaugurua vetëm një javë më parë, shembet ura që kushtoi 40 milionë lekë në Klos

14:10 - 21/09/26
Atentati në Sarandë/ RENEA zbarkon në Kamëz, kontrolle në banesat e Ervis Lamit, nipit dhe mikut të tij

Atentati në Sarandë/ RENEA zbarkon në Kamëz, kontrolle në banesat e Ervis Lamit, nipit dhe mikut të tij

13:56 - 21/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com