GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sulmi me raketa në Kabul, SHBA: Evakuimi i afganëve do vazhdojë pa ndërprerje

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmi me raketa në Kabul, SHBA: Evakuimi i afganëve do vazhdojë pa ndërprerje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pse ka patur sulme me raketa, Shtëpia e Bardhë njoftoi se operacionet në aeroportin e Kabulit në Afganistan do vazhdojnë pa ndërprerje. Një zyrtar amerikan i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” se bëhej fjalë për disa raketa ku ishin asgjësuar nga një sistem i mbrojtjes raketore.

Evakuimet vazhdojnë mes përkeqësimit të situatës së sigurisë, përfshirë një sulm vetëvrasës jashtë aeroportit të enjten, i cili shkaktoi vdekjen e të paktën 169 civilëve afganë si dhe 13 ushtarëve amerikanë. Shtetet e Bashkuara po punojnë për të përfunduar evakuimet nga Kabuli para 31 gushtit, që shënon dhe afatit e fundit për qëndrimin e forcave amerikane në Afganistan.

Ndërkohë ushtria amerikane po heton rreth njoftimeve për civilë të vrarë pas një sulmi ajror të dielën, që u tha se eliminoi një kërcënim të afërt të ISIS-K (Shteti Islamik në Khorasan) ndaj aeroportit ndërkombëtar Hamid Karzai.

Bill Urban zëdhënësi i CENTCOM (Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara), në një deklaratë të dielën në mbrëmje, tha se pasojat e sulmit ajror ishin ende duke u vlerësuar dhe se shpërthimet dytësore “mund të kenë shkaktuar viktima të tjera”.

“Është e paqartë se çfarë mund të ketë ndodhur dhe ne jemi duke hetuar”, tha ai.

Sipas Shtëpisë së Bardhë prej fundit të korrikut deri sot (e hënë) janë evakuuar nga Kabuli rreth 122,000 persona.

“Dy ditët e fundit janë periudha më rrezikshme për shkak të një misioni jashtëzakonisht të rrezikshëm”, tha të dielën Sekretari i Shtetit Antony Blinken për rrjetin televiziv ABC.

Etiketa: evakuimetKabulRAKETASHBA

Lajme të lidhura

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi
Botë

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Para
FOTO/ Vazhdon merkaton fuqishëm, Bayern afron yllin e Leipzig

FOTO/ Vazhdon merkaton fuqishëm, Bayern afron yllin e Leipzig

TË FUNDIT

Harta e re/ Banorët e Selenicës ngrihen në protestë kundër shkrirjes së bashkisë
Breaking Views

Harta e re/ Banorët e Selenicës ngrihen në protestë kundër shkrirjes së bashkisë

20:53 - 02/08/26

Banorët e Selenicës dhe 47 fshatrave përreth vazhdojnë kundërshtimin e tyre për shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimin e saj...

Lexo më shumë
Pamje nga brenda kështjellës 2.6 MLN euro të Ermal Beqirit në Francë, rezidenca që SPAK kërkon t’ia sekuestrojë (Fotot)

Pamje nga brenda kështjellës 2.6 MLN euro të Ermal Beqirit në Francë, rezidenca që SPAK kërkon t’ia sekuestrojë (Fotot)

20:43 - 02/08/26
“O tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”- Marshimi i qytetarëve drejt kryeministrisë

“O tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”- Marshimi i qytetarëve drejt kryeministrisë

20:17 - 02/08/26
Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro

Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro

19:56 - 02/08/26
Harta e re, kryebashkiakja socialiste kundër shkrirjes: “Do të ketë protesta”

Harta e re, kryebashkiakja socialiste kundër shkrirjes: “Do të ketë protesta”

19:40 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com