GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Mbërrin grupi i parë me 149 afganë në Maqedoninë e Veriut

09:36 - 31/08/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbërrin grupi i parë me 149 afganë në Maqedoninë e Veriut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Maqedoninë e Veriut, të hënën (30 gusht) në mbrëmje, ka arritur grupi i afganëve, të cilët Qeveria në Shkup ka vendosur t’i strehojë përkohësisht derisa t’iu rregullohen dokumentacionet për qëndrim afatgjatë në Shtetet e Bashkuara.

Grupi përbëhet nga 149 qytetarë afganë, kryesisht persona që kanë punuar në organizatat ndërkombëtare, si dhe familjet e tyre. Ata ndjeheshin të rrezikuar pasi talibanët morën kontrollin mbi tërë territorin e Afganistanit.

Maqedonia e Veriut ka thënë se do të strehojë gjithsej 750 afganë.

Grupi i parë ka arritur në aeroportin e Shkupit rreth orës 23.30 ndërsa u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Solidaritetin që e kemi demonstruar ditëve të fundit, sonte e dëshmuam edhe në vepër. Sonte arriti grupi i parë i afganëve, që ishin të angazhuar nga organizata të ndryshme ndërkombëtare me të cilat kemi punuar ne dhe aleatët tanë perëndimorë. Ata pa fajin e tyre ishin të rrezikuar vetëm e vetëm pse ishin të angazhuar për demokratizimin e Afganistanit andaj edhe ne vendosim ti strehojmë deri sa nuk arrijnë në destinacionin e tyre të fundit”, ka deklaruar Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Ai tha se institucionet janë të gatshme për të pritur edhe grupet tjera, por nuk mundi të saktësoj se kur ata mund të arrijnë në Shkup.

Afganët me autobus special u dërguan në dy hotele jashtë qendrës së Shkupit ku edhe do t’i nënshtrohen kontrolleve shëndetësore dhe testeve për COVID-19. Në mesin e grupit kanë qenë edhe disa gra shtatzëna, dhe njëra prej tyre është dërguar në Spitalin e Shkupit.

Vendimi për pranuar civilët afganë kishte nxitur reagime të shumta nga disa parti opozitare, por reagime kishte edhe në rrjetet sociale, duke i vlerësuar ata si të rrezikshëm për sigurinë e vendit.

Ndërkohë, kryeministri Zoran Zaev, ka siguruar qytetarët, se vendi jo që nuk rrezikohet, por me vendimin për strehimin e afganëve, ka dëshmuar humanitetin duke u rreshtuar pranë shteteve të tjera që po bëjnë gjithçka për të shpëtuar jetët e njerëzve të pafajshëm.

“Ne e dimë sa e rëndësishme është ndihma që i jep dikujt kur të shtrinë dorën. Ne kemi parë imazhet e trazirave, marrjen e jetës së njerëzve, skena të tmerrshme. Pra, qëllimi ynë përfundimtar është të ofrojmë ndihmën tonë”, ka deklaruar Zaev.

Në Afganistan kishte edhe rreth 100 shtetas maqedonas, të angazhuar në organizata të ndryshme ndërkombëtare, por të gjithë janë kthyer në vend.

Maqedonia e Veriut ka marrë pjesë në Afganistan edhe me trupa ushtarake. Që nga viti 2002, në kuadër të trupave të NATO-s, kanë marrë pjesë rreth 3,500 ushtarë maqedonas./REL

Etiketa: AfganeMaqedoni e veriut

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
Vodhi ilaçe e paisje me vlerë mbi 1 milion lekë, arrestohet infermieri në Korçë

EMRI/ U arrestua për vjedhje të mbi 1 milion lekë ilaçe, zbardhet dëshmia e infermierit

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com