GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Miliona lekë në banesë, gjykata i kthen Shkëlqim Mirit 270 mijë euro

në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Miliona lekë në banesë, gjykata i kthen Shkëlqim Mirit 270 mijë euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Afro 175 mijë euro, 9.3 milionë lekë dhe 1 mijë dollarë që deri dje figuronin në llogari të ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri, të akuzuar për korrupsion, dje kaluan në llogari të shtetit.

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave Tiranë, konkretisht administratori Erjon Riçku, ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i lënë në fuqi edhe nga Apeli.

Në dokumentet e siguruar nga gazeta “Panorama”, urdhërohet ekzekutimi i vendimit të datës 15.07.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku u vendos konfiskimi i pasurive: Konfiskimin e shumës monetare me vlerë 144 810 euro, të shumës monetare 1000 dollarë, si dhe shumën monetare me 9 335 935 lekë në zotërim të Shkëlqim Mirit.

Ndërkaq, urdhërohet pezullimi i pasojave të ekzekutimit të zbatimit të masës së sekuestrimit dhe konfiskimit për vlerën 30 mijë euro. Pezullimi përfundon menjëherë sapo të bien masat e sekuestrimit apo konfiskimit të vendosura në kuadër të procedimit penal që lidhet me vendimin penal nr.129 datë 27.11.2018, të ish-Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Po ashtu urdhërohet vënia në ekzekutim e vendimit të datës 15.07.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin është vendosur revokimi i masës së sekuestrimit për vlerën monetare prej 269.065 lekë dhe kthimin e kësaj shume shtetasit Shkëlqim Miri.

Për këtë vlerë, Gjykata arsyeton se është përfituar nga të ardhura të ligjshme (paga, etj.) dhe kërkohet kthimi i saj tek ish-gjyqtari Miri.

PROKURORIA

Në kërkesën e tij, prokurori i SPAK-ut, Klodjan Braho, argumenton se ish-gjyqtari Miri është dënuar për korrupsion, e kësisoj ai është subjekt i Ligjit nr.10192 datë 2 dhjetor 2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” dhe se mundet që t’i nënshtrohet masave parandaluese pasurore. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi gjyqtarin Shkëlqim Miri me 2 vite e 6 muaj burg, pasi u akuzua se liroi nga burgu të dënuarin për vrasje të dyfishtë Genjtan Doda, kundrejt një ryshfeti 20 mijë euro. Në shtëpinë e Shkëlqim Mirit u gjetën gjatë kontrollit edhe mbi 30 milionë lekë cash.

Në tetor të vitit të kaluar, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Shkëlqim Miri. Inspektori i Lartë i Drejtësisë parashtroi para Këshillit të Lartë Gjyqësor konkluzionet lidhur me procedimin disiplinor ndaj magjistratit Miri me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë./Panorama.al

Etiketa: ish gjyqtariSHKELQIM MIRI

Lajme të lidhura

Harta e re/ Banorët e Selenicës ngrihen në protestë kundër shkrirjes së bashkisë
Breaking Views

Harta e re/ Banorët e Selenicës ngrihen në protestë kundër shkrirjes së bashkisë

20:53 - 02/08/26
Pamje nga brenda kështjellës 2.6 MLN euro të Ermal Beqirit në Francë, rezidenca që SPAK kërkon t’ia sekuestrojë (Fotot)
Aktualitet

Pamje nga brenda kështjellës 2.6 MLN euro të Ermal Beqirit në Francë, rezidenca që SPAK kërkon t’ia sekuestrojë (Fotot)

20:43 - 02/08/26
“O tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”- Marshimi i qytetarëve drejt kryeministrisë
Breaking Views

“O tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”- Marshimi i qytetarëve drejt kryeministrisë

20:17 - 02/08/26
Para
Gazetarja e vetme që intervistoi një taleban largohet nga Afganistani: Kisha frikë

Gazetarja e vetme që intervistoi një taleban largohet nga Afganistani: Kisha frikë

TË FUNDIT

Harta e re/ Banorët e Selenicës ngrihen në protestë kundër shkrirjes së bashkisë
Breaking Views

Harta e re/ Banorët e Selenicës ngrihen në protestë kundër shkrirjes së bashkisë

20:53 - 02/08/26

Banorët e Selenicës dhe 47 fshatrave përreth vazhdojnë kundërshtimin e tyre për shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimin e saj...

Lexo më shumë
Pamje nga brenda kështjellës 2.6 MLN euro të Ermal Beqirit në Francë, rezidenca që SPAK kërkon t’ia sekuestrojë (Fotot)

Pamje nga brenda kështjellës 2.6 MLN euro të Ermal Beqirit në Francë, rezidenca që SPAK kërkon t’ia sekuestrojë (Fotot)

20:43 - 02/08/26
“O tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”- Marshimi i qytetarëve drejt kryeministrisë

“O tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”- Marshimi i qytetarëve drejt kryeministrisë

20:17 - 02/08/26
Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro

Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro

19:56 - 02/08/26
Harta e re, kryebashkiakja socialiste kundër shkrirjes: “Do të ketë protesta”

Harta e re, kryebashkiakja socialiste kundër shkrirjes: “Do të ketë protesta”

19:40 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com