Skuadra e Juventusit ka mbyllur përfundimisht merkaton e verës dhe nuk do të ketë më asnjë transferim ditën e sotme. “Zonja e Vjetër” i dha fund aludimeve mbi një rikthim të mundshëm të mesfushorit Miralem Pjaniç në “Allianz Stadium”. Bardhezinjtë kërkonin huazimin e boshnjakut i cili për të kaluar në Torino duhet të hiqte dorë nga paga e tij e lartë. Megjithatë nga ana e vetë futbollistit nuk u pranua kjo kërkes e ish skuadrës së tij dhe për rrjedhojë ai do të qëndrojë sërish në Barcelona. Trajneri Roland Kuman nuk e ka në planet e tij futbollistin në fjalë dhe në orët në vazhdim mund të ketë të reja rreth të ardhmes së futbollistit në fjalë. Në lidhje me afrimin e fundit, Juventus zyrtarizoi blerjen e Moise Kin i cili konsiderohet si pasuesi ideal i Cristiano Ronaldo.