GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Priti afganët, Rama ankohet: Asnjë shtet i pasur nuk mbështeti Shqipërinë

18:42 - 31/08/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Priti afganët, Rama ankohet: Asnjë shtet i pasur nuk mbështeti Shqipërinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për BBC World News ku deklaroi se Shqipëria pavarësisht se nuk është vend i pasur, ka mjaftueshëm për të ndarë me qytetarët afganë, të cilët tashmë janë strehuar në vendin tonë. Ai përsëriti se dikur, 30 vite më parë, shqiptarët kanë qenë në vend të afganëve, që iu desh të rendnin vendeve të Europës, për t’i shpëtuar regjimit komunist.

“Ne kemi qenë në këtë pozitive jo shumë kohë më parë. 30 vite më parë ishim ne afganët që përpiqemi që t’i largoheshim ferrit të tyre, për të mbërritur në Evropë. Ka qenë mjaftë e ngjashme sa i takon udhëtimit, dhimbjes dhe ankthit të së panjohurës. Jemi të prirur që ta bëjmë këtë, pasi kjo nderon traditën tonë, historinë tonë dhe ne vete. Ndërkohë po bëjmë diçka që unë besoj se ua detyrojmë fëmijëve tanë që ata të rriten që në këtë jetë ka një kohë të japësh dhe një kohë kur ti merr. Ne nuk jemi vend i pasur, por jam besimplotë se kemi mjaftueshëm për të ndarë me këta njerëz dhe se do të jemi së bashku. Nuk jemi të vetëm. Ka shumë organizata që po kujdesen për ta dhe kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për t’u nxjerrë prej vendit të tyre” – tha Rama.

Rama gjithashtu tha se asnjë shtet i pasur perëndimor, nuk ka ofruar mbështetje për Shqipërinë në akomodimin dhe mbajtjen e qytetarëve afganë dhe se po mbështetemi vetëm tek solidariteti dhe ndihma e shqiptarëve.

“Ne për momentin po mbështetemi vetëm tek bashkëpunimi me njerëzit që kanë zemër të pasur. Nga vendet e pasura jo. Është numër i konsiderueshëm i shqiptarëve që jetojnë kudo në botë dhe SHBA që kanë ndihmuar. Bukë e kripë e zemër, është thelbi i solidaritetit. Nuk do të zhdukemi nga faqja e tokës sepse refugjatë që po i ikin vdekjes po na trokasin në derë. Kemi pritur gjysmë milioni kosovarë dhe kemi qenë më të varfër. Jemi pasuruar më tej moralisht, në shpirt dhe mësuam se në këtë jetë kujtesa është shumë e rëndësishme”- tha kryeministri Rama.

Etiketa: afganetEdi Ramainterviste

Lajme të lidhura

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës
Breaking Views

Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës

18:18 - 06/04/26
Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Para
Enca thumbon “nga Brazili” Loredanën, ja çfarë ka postuar

Enca thumbon "nga Brazili" Loredanën, ja çfarë ka postuar

TË FUNDIT

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Austri. Një grua 38-vjeçare E IDENTIFIKUAR SI ZOJA OROSHI...

Lexo më shumë
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

19:31 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com