GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Gara për ministër, kush janë emrat që mund të drejtojnë qeverinë “Rama 3”

në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gara për ministër, kush janë emrat që mund të drejtojnë qeverinë “Rama 3”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndryshe nga herët e tjera, Edi Rama po e ruan me fanatizëm deri në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare këtë të enjte, emrat e qeverisë së re. Ethet e ministrave të kabinetit Rama 2 që shpresojnë të rikonfirmohen dhe kandidatëve për tu ulur në qeverinë Rama 3 do të vijojnë deri në orën 10 të datës 2 shtator.

Në një kohë kur ka konfirmuar Elisa Spiropalin si ministre për marrëdhëniet me parlamentin dhe Taulant Ballën në krye të grupit parlamentar, në selinë rozë nuk mungojnë hamendësitë për emrat e ministrave të rinj. Për momentin thonë burime nga PS, Belinda Balluku Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë është në pol pozicion të rikonfirmit por mund t’i hiqet.

Ministria e Energjisë që është bashkuar me Ministrinë e Mjedisin me gjasë do i besohet Benet Becit. Ftesa për vijuar drejtimin e shëndetësisë ka mbërritur tek Ogerta Manastirliu. Edhe ministria e saj do të ristrukturohet duke i hequr Mbrojtjen Sociale e cila bashkohet me Sportin dhe Rininë nga ku drejtimi mund t’i besohet Bora Muzhaqit aktualisht zëvendës ministre arsimi.

Edhe Olta Xhaxhka shihet si një kandidaturë potenciale për të vazhduar drejtimin e diplomacisë shqiptare e vijuar koordinimin deri më tani prej saj, në operacionin humanitarë të strehimit të afganëve. Parashikohet edhe ndarja e Ministrisë së Financave nga Ekonomia ku në njërën prej dy këtyre ministrive do t’i besohet Arben Ahmetajt bashkë me vijimin e drejtimit të punëve të rindërtimit nga tërmeti.

Ministria e Brendshme ku asnjë ministër nuk e ka përfunduar mandatin deri në fund mbetet e paqartë nëse do ta drejtojë Bledi Çuçi emri të cilit po qarkullon edhe si pasardhës i Gramoz Rucit në parlament.

Edi Rama mund të surprizojë me këtë ministri, duke ia besuar për herë të parë një gruaje dhe ajo mund të jetë Olta Xhaçka. Sikurse me të gjitha gjasat nuk do të mungojë edhe një ministre grua nga Kosova. Emri më i mundshëm ai i Vlora Çitakut të cilës Rama edhe mund t’i besojë ministrinë e diasporës në vend të Pandeli Majkos.

Arsimi, Ministria e Drejtësisë, Mbrojtja, Kultura, Turizmi dhe Sipërmarrja pritet të drejtohen nga ministra të rinj. Edi Ramës do ti duhet të zgjedhë një numër 2 të ri në qeveri, pas sinjaleve jo konfirmuese për vetën lëshuar, nga zëvendës kryeministri Erion Brace. Gara se kush do ta drejtojë parlamentin është më e forta dhe sfiduesja brenda PS pasi Edi Rama preferon një grua nga ku me e kuotuara për këtë post është ish-ministrja e arsimit Lindita Nikolla.

Etiketa: Emratministrat e rinjqeveria

Lajme të lidhura

A u takua me Edi Ramën në Rinas? Përgjigjet Berisha: Unë atij nuk denjoj t’i hedh as…
Aktualitet

A u takua me Edi Ramën në Rinas? Përgjigjet Berisha: Unë atij nuk denjoj t’i hedh as…

10:49 - 05/10/26
PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë
Aktualitet

Zhupa: Studentët nuk do të jenë më numra, ky do të jetë brezi që do të sjellë ndryshimin

10:05 - 05/10/26
“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi
Aktualitet

Para Parlamentit dhe Kryeministrisë/ Sot dita e 128 e revoltës qytetare: Asgjë nuk na ndal deri në largimin e kësaj bande kriminale

08:09 - 05/10/26
Para
Borrell: Marrëveshja do ta zgjidhte përfaqësimin ligjor të Kosovës

Borrell: Marrëveshja do ta zgjidhte përfaqësimin ligjor të Kosovës

TË FUNDIT

A u takua me Edi Ramën në Rinas? Përgjigjet Berisha: Unë atij nuk denjoj t’i hedh as…
Aktualitet

A u takua me Edi Ramën në Rinas? Përgjigjet Berisha: Unë atij nuk denjoj t’i hedh as…

10:49 - 05/10/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje me spekulimet që kanë qarkulluar se është takuar...

Lexo më shumë
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, pas protestave masive miku i Ramës cakton datën

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, pas protestave masive miku i Ramës cakton datën

10:38 - 05/10/26
PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë

Zhupa: Studentët nuk do të jenë më numra, ky do të jetë brezi që do të sjellë ndryshimin

10:05 - 05/10/26
38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje ekonomikisht të ngrohin shtëpitë e tyre

38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje ekonomikisht të ngrohin shtëpitë e tyre

09:39 - 05/10/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Piktori nuk e ndërtoi Shqipërinë me budallenjtë dhe hajdutët e tij, por e rrënoi atë

09:21 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com