GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kandidati për “Topin e Artë”, Zhorzhinjo: Italia synon Botërorin

15:54 - 01/09/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kandidati për “Topin e Artë”, Zhorzhinjo: Italia synon Botërorin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një nga kandidatët për të fituar çmimin prestigjioz të “Topit të Artë”, italiani i natyralizuar Zhorzhinjo është rrëfyer për momentin fantastik që po kalon në karrierën e tij. Pasi fitoi championsin me Chelsean, europianin me Italinë dhe superkupën e Europës sërish me blutë e Londrës, Zhorzhinjo është një nga kandidatët potencial për të fituar çmimin më të rëndësishëm individual.

“Ta dish, jam një fans yti”, i shkruante pak ditë më parë legjenda braziliane Pele futbollistit të Chelseat i cili më pas u shpreh:Kur lexova mesazhin e Pelesë, mbeta me gojë hapur… Familjarët e mi njësoj si unë, pasi e vërteta është që gjithçka më ka ndodhur në këtë sezon të fundit më duket e pabesueshme dhe po e shijoj çdo sekondë. Për ‘Topin e Artë’ nuk dua të mendoj. Do t’i lë të tjerët të flasim dhe më pas të shohim se çfarë do të ndodhë. Fatmirësisht që fituam Europianin, të paktën kështu anglezët nuk do të tallen me mua. Ata nuk po e kapërdinë dot ende sot atë finale, ndërsa unë ndihem në ekstazë. Pas fitores në Londër, Italia u kthye në vendin që i takon dhe mendoj se në Katar të gjithë do të na shohin me një sy tjetër, pasi nuk do të jemi më thjesht një surprizë.

Çdo rival do të na vlerësojë ndryshe, por ne do të vazhdojmë me të njëjtin shpirt që treguam në Europian, të përulur, të bashkuar, por do të punojmë edhe më fort se më parë. Fatkeqësisht, me shpirtin tonë të sakrificës kemi frymëzuar shumë kombëtare të tjera, të cilat duke na kopjuar dhe duke i shtuar cilësinë që kanë, si për shembull Franca, Gjermania, Spanja etj.

Do të jenë shumë herë më të forta. Gjithsesi, ne duam të tregojmë që ndaj Bullgarisë të mërkurën  Italia vazhdon të jetë shumë e fortë dhe kurrsesi nuk është ngopur. Duam ta fillojmë aty ku e lamë dhe do të shkojmë në Katar për të tentuar edhe Botërorin. Unë në dyshim për Bullgarinë?

E kam pulpën të fashuar, pasi mora një goditje ndaj Liverpulit. Më kishte prekur nervin dhe për disa orë më dukej sikur ma kishin prerë këmbën. Gjithsesi, për të më ndaluar që të mos luaj për Italinë duhet të ma presin realisht këmbën, kjo është pak, por e sigurt”, përfundoi Zhorzhinjo.

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Para
Ministria e Jashtme Ruse: Marrëdhëniet me SHBA kanë arritur në një pikë të rrezikshme

“Ky është një rezultat zero”, Putin ndaj SHBA: Lufta 20-vjeçare në Afganistan përfundoi në tragjedi

TË FUNDIT

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25

Në lagjen Gostil të qytetit të Kukësit, situata është bërë e padurueshme. Sa herë që fillojnë reshjet, kolektori kryesor i...

Lexo më shumë
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com