GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Edi Reja: Levandovski i frikshëm, ne kemi lojtarë të rëndësishëm

18:03 - 01/09/21
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Edi Reja: Levandovski i frikshëm, ne kemi lojtarë të rëndësishëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i ekipit kombëtar, Edi Reja e konsideron duelin ndaj Polonisë si shumë të vështirë. Në konferencën e zakonshme për shtyp një ditë para ndeshjes, Reja ka analizuar kundërshtarin, është ndalur tek cilësitë e Levandovskit dhe rrezikun që ai paraqet për kuqezinjtë ndërsa ka folur edhe për shanset që ka Shqipëria për tu kualifikuar.

 “E dimë që ndeshja nuk është e lehtë. Edhe si traditë, kjo është një skuadër e cila nuk mundet në shtëpi prej 7 vitesh, ndaj nuk është e lehtë se ka vlera. Duhet të bëjmë ndeshje të kujdesshme, por pa harruar fazën ofensive, duhet bërë presing në fazën ofensive, nëse duam t’i krijojmë probleme. Nuk duhet të gabojmë asgjë se me lojtarët që ka përpara, duhet të ndërtojmë një barrierë dhe t’u japim sa më pak mundësi që të arrijnë në konkluzion”

 Qartësisht duhet të jemi të organizuar se për Levandovskin duhet të jesh i kujdesshëm, sidomos në zonë, se ka kohë të jashtëzakonshme ndërhyrjeje. Një mbrojtës e sheh, kthen kokën e pastaj jo më se është i jashtëzakonshëm, duhet të jesh i organizuar që të jetë mundësia e një lojtari të dytë. E njohim këtë situatë dhe do të mundohemi të evitojmë në çdo mundësi ti hapësira këtij lojtari që zakonisht nuk gabon kurrë, uroj të mos ketë atë rendiment si në klub. Ndoshta në kombëtare mund të ketë ato vështirësi, por është lojtar i cili të fut frikën pasi ka aftësi të jashtëzakonshme.

   Kur luhet, mendohet gjithmonë të bëhet më e mira. Ne nuk kemi ardhur këtu për të humbur ndeshjen. Kemi ardhur këtu fillimisht për të pasur një rendiment të mirë se skuadra duhet të jetë në 100% pasi duhen këmbët për të përballuar këtë ekip. Ne jemi mjaft  të vendosur dhe të bindur që kur nis grupi kualifikues. Kemi thënë që shkojmë kudo dhe luajmë shanset tona, konsideratë për këdo, por frikë nga askush. Kjo duhet të jetë moto jonë, dhe të besojmë te mundësitë që kemi, të cilat janë mundësi të rëndësishme.

Me Sousan ka një raport, edhe pse nuk jemi miq, ka një raport të rëndësishëm vlerësimi. E di që ai ndoshta në aspektin e Europianit nuk është se ka bërë shumë mirë. Por e di që është e vështirë të hysh në një kombëtare se nuk është si me punën në javë apo në klub që punon gjithmonë. Shpresoj që të gjejë zgjidhjen e duhur, por uroj që ta gjejë pas ndeshjes tonë, pasi e di se do të jetë shumë e vështirë. Por ne po bëjmë një organizim të mirë, në fazën mbrojtëse. Sigurisht nuk do të bëjmë ndeshje mbrojtëse, përveçse kur Polonia të na sulmojë vazhdimisht. Por kemi armë të rëndësishme para. Nëse na lënë hapësira mund të dëmtojmë kundërshtarin. Sidomos nuk duhet ti presim në kufij të zonës, duhet ti vëmë në vështirësi në mesfushë e para, aty duhet të bëjmë një ndeshje të madhe”.

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Para
Aktive prej 4 ditësh, shuhet vatra e zjarrit në Malin e Thatë

Aktive prej 4 ditësh, shuhet vatra e zjarrit në Malin e Thatë

TË FUNDIT

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

Policia e Durrësit ka arrestuar një 76-vjeçar pas një akti të dhunës së rëndë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com