GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjermania me ambasadë në Kabul? Heiko Maas: Talebanët duhet të pranojnë kushtet

18:57 - 01/09/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermania me ambasadë në Kabul? Heiko Maas: Talebanët duhet të pranojnë kushtet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka sinjalizuar gatishmëri për të hapur ambasadën gjermane në Kabul, por për këtë ai u ka vendosur kushte talibanëve.

“Nëse do të ishte e mundur politikisht dhe gjendja e sigurisë e lejon, atëherë edhe Gjermania do duhet të ketë sërish një ambasadë të sajën në Kabul”, ka thënë ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas gjatë një vizite në Katar. “Ka një nevojë të madhe për prezencë diplomatike, sepse edhe ne kemi shumë tema në Afganistan”, theksoi Maas. Në këtë kontekst ai përmendi edhe përpjekjet për të nxjerrë nga vendi forca lokale që kanë punuar më parë për Bundesëehrin dhe qeverinë gjermane. “Me këtë temë do të merremi një kohë të gjatë. Prandaj kemi nevojë për kontakte.”

Heiko Maas theksoi, se hapja e ambasadës do të varej nga politika konkrete e talibanëve dhe gjendja e sigurisë. Vetëm pak vende aktualisht kanë ambasada në Kabul, mes tyre Rusia, Kina dhe Turqi. Heiko Maas theksoi, se një përfaqësi diplomatike nuk do të thotë njohje e qeverisë së talibanëve. “Këtë moment nuk bëhet fjalë për njohjen në anë të së drejtës ndërkombëtare”, por “për zgjidhjen e problemeve shumë konkrete.”

Minisitri i Jashtëm Maas përmbyll një udhëtim 5 ditor në Turqi, Uzbekistan, Taxhikistan, Pakistan dhe Katar. Në këtë udhëtim ai shikoi mundësitë e sjelljes në siguri të forcave lokale afgane, atyre që kanë mbrojtje dhe familjeve të tyre, pas largimit të trupave ndërkombëtare. Edhe kancelarja Merkel ishte shprehur të martën, se për çështjet humanitare do duhet të flasim me talibanët. “Nuk ka asnjë rrugë veç bisedimeve me talibanët”, theksoi Maas në Doha. Por nëse talibanët do të kërkojnë ndihma ndërkombëtare, duhet që ata të pranojnë edhe kushtet e bashkësisë ndërkombëtare. Për Gjermaninë këtu bën pjesë respektimi i të drejtave të njeriut, krijimi i një qeverie përfshirëse, garanci sigurie, si edhe respektimi i premtimit që pas tërheqjes së trupave ndërkombëtare njerëzit të mund të largohen nga Afganistani. /DW

Lajme të lidhura

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Para
Koreja e Veriut refuzon 3 milionë vaksina anti-Covid: Të ridrejtohen diku tjetër

Koreja e Veriut refuzon 3 milionë vaksina anti-Covid: Të ridrejtohen diku tjetër

TË FUNDIT

Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’
Breaking Views

Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’

12:30 - 04/04/26

Mazhoranca dhe opozita njoftuan të martën konsensusin politik të arritur në hartimin e një draft-projektligj për financimin e partive në...

Lexo më shumë
Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

12:12 - 04/04/26
Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte

Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte

12:01 - 04/04/26
GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia

11:43 - 04/04/26
Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

11:18 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com