GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Më pak se një e treta e pronave shiten me çmimin që nxirren në treg

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Më pak se një e treta e pronave shiten me çmimin që nxirren në treg
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vetëm 29% e pronave shiten me çmimin që nxirren fillimisht në treg.

Të dhënat e vrojtimit periodik të pasurive të paluajtshme nga Banka e Shqipërisë tregojnë se, pavarësisht rritjes së vazhdueshme në vitet e fundit, çmimet e shitjes janë në masën më të madhe të negociueshme.

Shkalla e uljes që pranohet më shpesh nga shitësit e pronave është midis 5% dhe 20% të çmimit fillestar. Në 39% të rasteve, pronat shiten me një ulje në këtë interval kundrejt çmimit të parë të kërkuar. Uljet në përmasa më të mëdha se 20% janë më të pakta.

Në 9% të rasteve diferenca mes çmimit të shitjes dhe atij të kërkuar fillimisht është midis 20% dhe 30% më e ulët, ndërsa vetëm në 7% të rasteve ulja e çmimit është më shumë se 30%. Në 17% të rasteve, shitësit pranojnë një ulje minimale me më pak se 5% nga çmimi i parë i kërkuar.

Sipas Bankës së Shqipërisë, indeksi i çmimeve të banesave gjatë 6-mujorit të dytë 2020 u rrit me 6.2% krahasuar me gjashtëmujorin e mëparshëm dhe me 11.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për Tiranën, çmimet u rritën me 2.3% me bazë gjashtëmujore dhe 8.9% me bazë vjetore.

Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë kryhet me një kampion prej 230 firmash ndërtimi dhe agjentësh të tregtimit të pasurive të paluajtshme. 39% e agjentëve të anketuar raportuan shitje në gjashtëmujorin II 2020, nga 44% në gjashtëmujorin e parë.

Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi raportohet të jetë mesatarisht rreth 10 muaj e gjysmë, duke mbetur pothuajse e pandryshuar ndaj gjashtëmujorit të kaluar. Për Tiranën, subjektet e intervistuara kanë raportuar një kohë mesatare shitjeje prej 9.8 muajsh, dhe kjo vlerë ishte pak më e vogël nga ajo e raportuar në gjashtëmujorin e kaluar. Për zonën e Bregdetit dhe për zonat e tjera, koha e shitjes ka mbetur e pandryshuar në përkatësisht 10.6 muaj dhe 11.4 muaj.

Agjentët raportojnë se rreth 60% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Kjo përqindje është në nivel të ngjashëm me vrojtimet e mëparshme. Të pyetur mbi rezidencën e blerësve, agjentët raportojnë se rreth 36% e banesave dhe pronave tregtare u janë shitur shtetasve jorezidentë në Shqipëri, dhe ky raport është i ngjashëm me atë të periudhës së kaluar. Gjysma e këtyre blerësve raportohen si rezidentë në Bashkimin Europian dhe pjesa tjetër janë jashtë tij. Kërkesa e konsiderueshme nga jorezidentët mund të jetë një arsye që shpjegon pjesërisht rritjen e vazhdueshme të çmimeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri. / Monitor

Etiketa: Banka e ShqiperiseCmimePasuri te paluajtshmePronaShtepiTreg

Lajme të lidhura

Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine
Aktualitet

Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine

09:38 - 02/10/26
Në vend të Tajvanit do të ngrihet kullë, Rama miraton projektin pas konkursit
Ekonomi & Sociale

Në vend të Tajvanit do të ngrihet kullë, Rama miraton projektin pas konkursit

18:19 - 01/10/26
Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave
Aktualitet

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

15:20 - 01/10/26
Para
Talibanët shpallin armëpushim tre ditor për festën e Fitër Bajramit.

Talibanët shpallin armëpushim tre ditor për festën e Fitër Bajramit.

TË FUNDIT

Shqipëria e vajzave për herë të parë në “play-off” të Botërorit, trajneri Grima shpall listën për ndeshjet me Uellsin
Sport

Shqipëria e vajzave për herë të parë në “play-off” të Botërorit, trajneri Grima shpall listën për ndeshjet me Uellsin

10:12 - 02/10/26

Për herë të parë në historinë e saj, Shqipëria e vajzave do të luajë në një fazë play-off-i të Kampionatit...

Lexo më shumë
Ngacmim ndaj të miturave dhe veprime të turpshme, arrestohet këngëtari Erind Xhaferi

Ngacmim ndaj të miturave dhe veprime të turpshme, arrestohet këngëtari Erind Xhaferi

10:04 - 02/10/26
Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar

Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar

09:57 - 02/10/26
Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine

Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine

09:38 - 02/10/26
Bylykbashi: Protesta në Tiranë është e pamjaftueshme, duhet të përshkallëzohet në të gjithë vendin

Bylykbashi: Protesta në Tiranë është e pamjaftueshme, duhet të përshkallëzohet në të gjithë vendin

09:17 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com