GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Talibanët shpallin armëpushim tre ditor për festën e Fitër Bajramit.

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Talibanët shpallin armëpushim tre ditor për festën e Fitër Bajramit.
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Talibanët kanë shpallur armëpushim tre ditor për festën e Fitër Bajramit. Dhuna në Afganistan është shtuar gjatë ditëve të fundit. Festa e Fitër Bajramit që shënon fundin e muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit do të fillojë më 12 ose 13 maj, në varësi të shikimit të hënës së re.

Luftëtarët talibanë u udhëzuan të “ndalojnë të gjitha operacionet sulmuese kundër armikut në të gjithë vendin nga dita e parë deri në ditën e tretë të Bajramit”, tha grupi kryengritës në një deklaratë më 10 maj. Qeveria afgane nuk është përgjigjur ndaj armëpushimit të shpallur nga talibanët.

Ministria e Brendshme tha se të paktën 11 civilë u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën brenda natës kur një bombë e vendosur në rrugë goditi një autobus pasagjerësh në provincën Zabul. Në mesin e viktimave kishte gra dhe fëmijë.

Asnjë grup nuk mori përgjegjësinë për shpërthimin.

Në Provincën Paruan, në veri të kryeqytetit, dy njerëz u raportuan të vrarë dhe të paktën nëntë të plagosur kur një shpërthim goditi një minibus herët në mëngjes më 10 maj.

Zyrtarët qeveritarë fajësuan talibanët për shpërthimet.

Qeveria afgane gjithashtu ka fajësuar grupin për sulmin ndaj një shkolle vajzash në Kabul më 8 maj që vrau të paktën 50 njerëz dhe plagosi 100 të tjerë.

Grupi militant mohoi përfshirjen dhe dënoi sulmin.

Zyrtarët afganë kanë akuzuar prej kohësh talibanët se po përpiqen të mbulojnë gjurmët e tyre duke lejuar grupin ekstremist shumë më të vogël të Shtetit Islamik (IS) të marrë përgjegjësinë për disa sulme të militantëve.

Luftimet kanë ardhur duke u rritur në të gjithë vendin pas fillimit të tërheqjes së forcave amerikane dhe të NATO-s nga Afganistani. Sipas planit tërheqja e plotë do të përfundojë deri më 11 shtator.

Etiketa: botafiter bajramtalibane

Lajme të lidhura

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi
Botë

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Para
Dhurimi i gjakut, shqiptarët ende larg kësaj kulture që shpëton jetë

Dhurimi i gjakut, shqiptarët ende larg kësaj kulture që shpëton jetë

TË FUNDIT

Protestat për hartën e re territoriale, Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm!
Aktualitet

Protestat për hartën e re territoriale, Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm!

18:04 - 02/08/26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestat që janë zhvilluar në disa bashki të vendit kundër propozimit për...

Lexo më shumë
FSHF vijon investimet në “Arena e Demave”, avancojnë punimet për bazamentin dhe sistemin e vaditjes së fushës

FSHF vijon investimet në “Arena e Demave”, avancojnë punimet për bazamentin dhe sistemin e vaditjes së fushës

17:58 - 02/08/26
Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
U aksidentua në minierën e Tërnovës, gjendet trupi i pajetë i 40-vjeçarit

U aksidentua në minierën e Tërnovës, gjendet trupi i pajetë i 40-vjeçarit

17:27 - 02/08/26
Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda

Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda

17:20 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com