GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

VOA: “Rama 3”, pak ndryshime në qeverinë e re

21:16 - 02/09/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
VOA: “Rama 3”, pak ndryshime në qeverinë e re
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama prezantoi sot përbërjen e qeverisë së ardhshme, në të cilën ka pak ndryshime. Në postet kyçe zoti Rama ka preferuar të rikonfimrojë ministrat aktualë, duke bërë ndryshime te Financat, Drejtësia, Turizmi si dhe me portofolet e ministrave të shtetit. Në qeverinë e re do të ketë një numër rekord grash, të cilat do të përbëjnë gati 70 përqind të kabinetit. Socialistët kanë vendosur që po një grua, Lindita Nikolli të marrë dhe drejtimin e parlamentit

Kryeministri Edi Rama zgjodhi të vijojë punën dhe në Qeverinë e re, me shumicën e ministrave aktualë, duke ruajtur dhe të njejtën strukturë, me dy ndryshime të vogla në emërtimet e ministrave pa protofol. Në postet kryesore, u rikonfirmuan drejtuesit aktualë: Olta Xhaçka në krye të diplomacisë, Niko Peleshi te Mbrojtja dhe Bledi Çuçi si i Brendshëm. Po ashtu, asnjë ndryshim nuk do të ketë as në krye të ministrisë së Infrastruktrës dhe Energjisë, të Shëndetësisë, të Arsimit apo dhe të Kulturës.

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, mori postin e zëvendëskryeministrit, duke pasuar Erion Braçen, i cili e kishte bërë të qartë vetë se nuk do të ishte më pjesë e ekzekutivit të ri. Ndryshime pati në krye të Financave dhe Ekonomisë, ku Anila Denaj, zëvendësohet nga Delina Ibrahimaj, drejtoresha aktuale e Tatimeve. Në ministrinë e Drejtësisë, ikën Etilda Gjonaj. Në vend të saj do jetë Ulsi Manja, i cili vitet e fundit drejtoi Komisionin parlamentar të Ligjeve. Edhe në krye të Bujqësisë vjen një emër i ri, Frida Krifca, e cila pason Milva Ekonomin. Kjo e fundit merr një ministri pa portofol, atë për Standartet dhe Shërbimet.

Dy emra të tjerë të rinj, do të jenë po ashtu ministra Shteti: Edona Bilali për Mbrojtjen e sipërmarrjes dhe Bora Muzhaqi për Rininë dhe fëmijët. Rikthim në qeveri dhe për Mirela Kumbaron, ish ministren e Kulturës e cila do të drejtojë Mjedisin dhe Turizmin. Në total, nga 16 poste ministrore, 12 i janë besuar grave.

Po një grua do të jetë dhe drejtuesja e ardhshme e parlamentit: “Lindita Nikolla e cila besoj se ka mbështetjen, jo vetëm të kësaj asambleje, por edhe të gjithë anëtareve dhe të gjithë simpatizantëve të Partisë Socialiste për të marrë stafetën nga Gramozi në krye të Kuvendit të Shqipërisë si një grua me një kontribut dhe një përvojë të gjatë në familje tonë politike, si një shembull i padyshimtë i përkushtimit dhe i ndershmërisë në kryerjen e çdo detyre si një shoqe e mirë e të gjithëve ne dhe si një politikane karriere që është karakterizuar nga dëshira për dialog me të tjerët”, u shpreh zoti Rama duke njoftuar propozimin e emrit të saj.

Ministrat që nuk do të jenë më pjesë e kabinetit, morën detyra si sekretarë të Partisë socialiste, me përjashtim të Erion Braçes, i cili pati mbështetjen e asamblesë si anëtar kryesie. Në forumin e lartë socialist u rikonfirmua dhe Ditmir Bushati, ish ministri i Jashtëm, të cilin zoti Rama e la jashtë listës së deputetëve.

Ajo që ra në sy ishte fakti se Taulant Balla, nuk do të ketë më pushtetin e madh politik që gëzonte deri më tani. Ai do të mbetet kryetar i grupit parlamentar, por jo edhe Sekretar i përgjithshëm i partisë, funksion i cili ju besua Damian Gjiknurit.

Pas njoftimit të ekipit të ri qeveritar, nga ana e kryeministrit Rama, reagoi dhe kryetari demokrat Lulzim Basha. “Shkatërruesi i bashkëjetesës demokratike, ortaku i tomdoshëve dhe aqifrakipëve, autori i kapjes dhe kriminalizimit të shtetit, varfërimit dhe shpopullimit të Shqipërisë, mund të recitojë për të gënjyer veten, por nuk gënjen dot shqiptarët për masakrën zgjedhore”, shkruajti zoti Basha në një postim në Facebook, duke shtuar se “ata që e çuan korrupsionin në nivelin e kapjes së shtetit, vijojnë lojën e vjetër me bedelë të rinj, në dëm të çdo familjeje shqiptare”.

Marrë nga Zëri i Amerikës

Etiketa: Rama 3Zeri i Amerikes

Lajme të lidhura

Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun
Aktualitet

Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

16:14 - 31/01/26
Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun
Aktualitet

Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

15:49 - 31/01/26
Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend
Aktualitet

“Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Pseudointelektualë

14:59 - 31/01/26
Para
Shqipëria rikthen baraspeshën, shënon Cikalleshi

Shqipëria rikthen baraspeshën, shënon Cikalleshi

TË FUNDIT

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë ndaj dhe kam lindur për të luftuar
Sport

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë ndaj dhe kam lindur për të luftuar

16:50 - 31/01/26

Kristjan Asllani zgjodhi të kalonte te ekipi turk Beshiktash, për të vijuar karrierën e tij. Mesfushori i kombëtares u shpreh...

Lexo më shumë
Mbyllet pa fitues ndeshja e parë e javës së 22-të, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët

Mbyllet pa fitues ndeshja e parë e javës së 22-të, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët

16:21 - 31/01/26
Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

16:14 - 31/01/26
Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

15:49 - 31/01/26
Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend

“Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Pseudointelektualë

14:59 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com