GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ja kafshët që i ndjejnë tërmetet para se të ndodhin

12:26 - 10/05/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja kafshët që i ndjejnë tërmetet para se të ndodhin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Life Style

Qeniet që i ndjejnë tërmetet para se të ndodhin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:30 – 09/05/21 |

Sjellja e çuditshme e kafshëve është studiuar për gjenerata me radhë, një prej të cilave besohet se është një shqisë e aftë për të parashikuar tërmetet.

Janë të shumta rastet e dokumentuara kur kafshët kanë shfaqur sjellje të pazakonta përpara një tërmeti. Dëshmitë më të hershme ndodhën në Greqi, 373 para Krishtit. Të dhënat flasin për peshq, zogj, zvarranikë e insekte që shfaqnin sjellje të pazakontë disa ditë përpara një tërmeti, duke bërë që shumë të evakuoheshin nga banesat e tyre.

Pikërisht këto ngjarje të pazakonta kanë çuar në më shumë studime që kanë si synim të shpjegojnë këtë mekanizëm të kafshëve para një ngjarjeje sizmike, një mister që edhe sot e kësaj ditë nuk është zgjidhur ende.

Shumë teori kanë dalë nga nevoja për të shpjeguar shkakun e sjelljeve jo normale të kafshëve përpara një tërmeti. Ato besohet se kanë aftësinë që të ndjenjë valët e vogla përpara se të mëdhatë të vijnë. Një punë kërkimore e publikuar në një revistë shkencore në SHBA, shtroi një teori racionale për lidhjen mes sjelljes së kafshëve dhe aktivitetit sizmik, duke e lidhur atë me sistemin genetik të kafshëve. Përgjithësisht, është në instiktin e kafshës që t’i ikë grabitqarit dhe të mbijetojë. Ndaj është e mundur që përgjigja që kanë, duke u përpjekur për të ikur është e përcaktuar në origjinën e tyre, predispozicioni genetik që ekziston tek kafshët, që e zhvillojnë në mënyrë natyrale.

Pyetja që shtrohet është sesi mund të parashikojnë kafshët shenjat e një tërmeti, ditë apo javë përpara se të ndodhë?

Një tjetër studim nga Instituti i Sjelljes së kafshëve në Gjermani, Max Planck, ngriti një teori të sjelljes, sesi kafshët mund të parashikojnë tërmetet. Një tërmet në Italinë Qendrore në 2016-n, i çoi Martin Wikelski dhe kolegët e tij që ta testonin teorinë e tyre tek kafshët e fermave.

Ata po përpiqeshin që të kuptonin llojet e sjelljes tek kafshët e fermave gjatë pasgoditjes së tërmetit të Tetorit. Dy ditë më vonë, një tjetër tërmet ndodhi, duke i dhënë kështu mundësinë e rrallë grupit të Wikelski-t për t’i studiuar kafshët, para, gjatë dhe pas një tërmeti.

Të dhënat e regjistruara tregojnë se 8 nga 10 tërmetet me magnitudë më të lartë se 4.0 u paralajmëruan nga kafshët. Megjithatë kjo sjellje u observua vetëm kur kafshët ndodheshin në stalla. Sjellja e tyre ishte e ndryshme kur ndodheshin të lirë. Të dhënat treguan se përgjigja e kafshëve është me e ngadaltë kur ndodhen larg epiqendrës.

Ndonëse Wikelski nuk ishte plotësisht i bindur mbi të dhënat që mblodhën përgjatë një periudhe të caktuar kohe, ai vlerësoi se kafshët kanë një mënyrë të veçantë për të ndjerë mjedisin që i rrethon dhe se “shqisa e tyre e gjashtë” mund t’i lejojë që të parashikojnë fatkeqësitë natyrore.

Megjithatë ekspertët besojnë se shpjegimi i sjelljes së kafshëve në raport me aktivitetin sizmik ka nevojë për më shumë punë. Vetë Wikelski pranoi limitet e punës së tij, pasi u fokusua vetëm tek një seri tërmetesh, një fermë dhe një vend të botës.

Etiketa: SocialeTermet

Lajme të lidhura

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale
Breaking Views

Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

15:35 - 01/04/26
Para
Kosova pret të furnizohet me 62 mijë e 400 doza të vaksinës AstraZeneca

Kosova pret të furnizohet me 62 mijë e 400 doza të vaksinës AstraZeneca

TË FUNDIT

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…
Breaking Views

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26

Reagimi i Ambasadës Amerikane për TopNews: Faleminderit për kërkesën. Ne ofrojmë përgjigjen e mëposhtme në sfond (on background), që mund...

Lexo më shumë
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com