GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Pjesa më e madhe e apartamenteve në shitje janë 2+1

07:09 - 03/09/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Pjesa më e madhe e apartamenteve në shitje janë 2+1
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pjesa më e madhe e apartamenteve që janë në shitje në kryeqytet janë dy dhoma e një kuzhinë, megjithëse muajt e fundit po rritet dhe oferta e 1+1.

Keydata, një indeks i hartuar nga Çelësi Media Group, ka analizuar edhe statistikat përshkruese të karakteristikave të pronave në shitje në Tiranë, që përfshijnë: përqindjen e apartamenteve në shitje sipas tipologjisë dhe përqindjen e apartamenteve në shitje sipas gjendjes së apartamentit.

Ndër vite, rreth 60% e apartamenteve në shitje në Tiranë janë të tipologjisë dy plus një, rreth 30% janë të tipologjisë një plus një, rreth 13% janë të tipologjisë tre plus një, rreth 3 % të tipologjisë garsonierë dhe vetëm 1% janë apartamente me më shumë se 3 dhoma.

Në tremujorin e parë dhe të dytë 2021, 28,8% dhe 28,1% e apartamenteve në shitje janë të tipologjisë një plus një; 55,8% dhe 55,9% janë apartamente dy plus një; 10,7% dhe 11,1% janë apartamente tre plus një, 3,5% dhe 2,9% janë garsonierë dhe 1.2% dhe 1.8% janë apartamente të tjera.

Krahasuar me tremujorin e fundit 2020, në këtë gjashtëmujor të parë, përqindja e apartamenteve në shitje të tipologjisë një plus një ka shënuar rritje me 4.21%, përqindja e apartamenteve dy plus një është ulur me 4.52%, përqindja e apartamenteve tre plus një është ulur me 6.03%, ndërsa përqindja e apartamenteve me më shumë se 3 dhoma është rritur me 36.36%.

Në Grafikun 3 është analizuar përqindja e apartamenteve në shitje sipas gjendjes së apartamentit: e parikonstruktuar, e mirë, shumë e mirë dhe e rikonstruktuar, dhe apartament i ri, për periudhën 2005-2020*. Ndër vite, rreth 20% e apartamenteve në shitje në Tiranë janë në gjendje shumë të mirë dhe të rikonstruktuar, rreth 38% janë në gjendje të re, rreth 2% në gjendje të mirë dhe më pak se 1 % në gjendje të parikonstruktuar.

Në gjashtëmujorin e parë 2021, vihet re një dominancë e apartamenteve në gjendje të re (39.6 %), përkundrejt apartamenteve në gjendje shumë të mirë dhe të rikonstruktuar (14.2%), në gjendje të mirë (1.3 %) dhe apartamenteve në gjendje të parikonstruktuar (0.1 %).

Krahasuar me tremujorin e katërt 2020, përqindja e apartamenteve në gjendje të re është rritur me 5.04%; përqindja e apartamenteve në gjendje shumë të mirë dhe të rikonstruktuar është ulur me 16.95%; përqindja e apartamenteve në gjendje të mirë është ulur me 48 % dhe përqindja e apartamenteve në gjendje të parikonstruktuar nuk ka ndryshuar nga njëri tremujor në tjetrin.

Në grafikët e mëposhtëm (Grafiku 4,5 dhe 6) është analizuar lidhja ndërmjet indeksit të çmimit real të shitjes së apartamenteve dhe përqindjes së apartamenteve në shitje në Tiranë sipas tipologjisë: një plus një, dy plus një dhe tre plus një, për periudhën 2005-2021.

Duke qenë se ekonomikisht ekziston një lidhje ndërmjet çmimit dhe kërkesës për apartamente, fluktuacionet e indeksit gjatë viteve kanë ndikuar në përqindjen e apartamenteve një plus një, dy plus një dhe tre plus një. Ndikimi më i madh i indeksit vihet re në apartamentet e tipologjisë një plus një dhe dy plus një, ndërkohë që për apartamentet tre plus një vihet re një qëndrueshmëri përgjatë viteve. Edhe nëse indeksi është rritur ose ulur, përqindja e apartamenteve tre plus një luhatet në intervalin 12-15%.

Për gjashtëmujorin e parë 2021, me rritjen e indeksit, përqindja e apartamenteve të tipologjisë një plus një ka pësuar rritje, përkundrejt tremujorit të fundit 2020. Pra, në këtë tremujor, oferta për apartamente të tipologjisë një plus një, është ndikur nga rritja e nivelit të çmimeve reale të shitjes.

Përsa i përket tipologisë së apartamenteve dy plus një, me rritjen e nivelit të çmimeve vihet re një rënie e apartamenteve në shitje për këtë tipologji, krahasuar me tremujorin e fundit 2020, duke qenë se ajo është një nga tipologjitë më të kërkuara nga një familje tipike shqiptare me 4 anëtarë mesatarisht.

Apartamentet e tipologjisë tre plus një, kanë pësuar gjithashtu rënie, krahasuar me tremujorin e katërt 2020, me rritjen e indeksit të çmimit real të shitjes së një apartamenti në Tiranë./Monitor

Etiketa: 2+1Treg

Lajme të lidhura

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë
Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut
Aktualitet

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
Para
CEFTA: Përpunimi i një kamioni, Shqipëria me kohën më të lartë të pritjes në Rajon

CEFTA: Përpunimi i një kamioni, Shqipëria me kohën më të lartë të pritjes në Rajon

TË FUNDIT

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë
Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25

Një operacion i Policisë së Shtetit në Rimini, Itali ka çuar në arrestimin e dy kushërinjve shqiptarë, 25 dhe 27...

Lexo më shumë
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com