GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

AstraZeneca dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për furnizimin me vaksina

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
AstraZeneca dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për furnizimin me vaksina
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompania farmaceutike AstraZeneca dhe Komisioni Evropian kanë arritur marrëveshje për shpërndarjen me 200 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit, duke i dhënë fund mungesës së dozave të vaksinës së kësaj kompanie.

Mosmarrëveshjet mes AstraZenecas dhe Bashkimit Evropian më herët gjatë këtij vitit, shkaktuan krizë, ku shumë shtete, që ishin nën presion që ta përshpejtonin fushatën e vaksinimit, patën mungesë të dozave. Po ashtu, mosdërgimi i këtyre dozave krijoi raporte të tensionuara mes BE-së dhe AstraZenecas.

Sipas marrëveshjes së arritur më 3 shtator, AstraZeneca është zotuar se do të shpërndajë 60 milionë të vaksinës së saj, të quajtur Vaxzevria, deri në fund të çerekut të tretë të këtij viti, 75 milionë të tjera deri në fund të çerekut të katërt të vitit dhe 65 milionë të tjera deri në fund të çerekut të parë të vitit 2022.

Nëse përfshihen edhe dozat që kanë arritur në BE, atëherë i bie që blloku evropian do të pranojë në total prej 300 milionë dozave të vaksinës AstraZeneca.

Në prill, Komisioni Evropian kishte nisur procedura ligjore ndaj AstraZenecas për shkak të mosrespektimit të kontratës, pasi kjo kompani tha se kishte probleme që të shpërndante vaksinat, ashtu siç ishte paraparë në kontratë.

Ky trup i BE-së tha se sipas marrëveshjes së re, shtetet anëtare do të marrin furnizime të rregullta me vaksina dhe nuk do të ketë vonesa. Shtetet e BE-së, që kanë nivel më të ulët të vaksinimit, do të jenë të parat që do të përfitojnë vaksina nga kjo marrëveshje, tha Komisioni Evropian.

Lajme të lidhura

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi
Botë

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Para
Me dronë e radarë, policia “0 tolerancë”, gjobiten mijëra shoferë

Me dronë e radarë, policia “0 tolerancë”, gjobiten mijëra shoferë

TË FUNDIT

Mori në banesë të miturin dhe e ngacmoi seksualisht për dy orë, arrestohet 31-vjeçari
Aktualitet

Mori në banesë të miturin dhe e ngacmoi seksualisht për dy orë, arrestohet 31-vjeçari

14:35 - 03/08/26

Komisariati i Policisë Nr. 4 në Tiranë ka arrestuar një 31-vjeçar, i dyshuar për ngacmim seksual ndaj një të mituri....

Lexo më shumë
“Mini-maternitet në SPAK”, Kryemadhi: Mund të jetë e vërtetë, por unë nuk ngel dot me barrë 

“Mini-maternitet në SPAK”, Kryemadhi: Mund të jetë e vërtetë, por unë nuk ngel dot me barrë 

13:57 - 03/08/26
Aksidenti me vdekje në minierën e Bulqizës/ Arrestohet drejtuesi teknik i “Eternal Security”

Aksidenti me vdekje në minierën e Bulqizës/ Arrestohet drejtuesi teknik i “Eternal Security”

13:33 - 03/08/26
Egnatia mëson kundërshtarin e ‘play-off’it të Europa League, nëse kualifikohet me Shamrok

Egnatia mëson kundërshtarin e ‘play-off’it të Europa League, nëse kualifikohet me Shamrok

13:26 - 03/08/26
Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete 

Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete 

13:25 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com