GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Varianti Delta bën “kërdinë” në Shkodër. Institucionet “heshtin” përballë këtij problemi

14:31 - 03/09/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Varianti Delta bën “kërdinë” në Shkodër. Institucionet “heshtin” përballë këtij problemi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej një muaji qarku i Shkodrës është një nga qarqeve më problematike të vendit tonë, ku ajo që bie në sy është rritja e madhe e rasteve pozitive me Covid-19, ku vetëm ditën e djeshme janë regjistruar 99 të tilla. Këtë fakt e ka konfirmuar edhe drejtori i spitalit të Shkodrës, Ardian Dajti, i cili pohon numrin e lartë të pacientëve që kërkojnë ndihmë në spital. Dajti shprehet se për momentin ka një kategori të pacientëve post Covid, por dhe pacientë që presin një konfirmim të testit PCR dhe deri në ardhjen e përgjigjes diagnostikohen në spital. Ndërsa, përjashton mundësinë e kthimit edhe njëherë të spitaleve rajonale dedikuar Covid dhe pse ky spital po kthehet si i tillë por pa protokoll.
“Javët e fundit dhe sidomos ditët e fundit ka rritje të rasteve jo vetëm të diagnostikuar për pozitiv por edhe raste që e kanë kaluar por kërkojnë shërbim në spital. Ka një fashë orari që ka rritje të pacientëve që kërkojnë ndihmë në spital më pas situata qetësohet. Mjekët janë të njëjtë që kemi përballu prej 1 viti e gjysmë. Kjo është vala e tretë që po merr numër të madh pacientësh, rritja e numrave po ndodh kohët e fundit. Në Shkodër situata nuk është e qetë por pak e ngarkuar, por deri tani nuk ka ndonjë indice që ky spital të kthehet në Covid por vazhdojmë me protokollet”, tha Ardian Dajti.
Drejtori i spitalit, Ardian Dajti u bën thirrje qytetarëve shkodran të vaksinohen dhe të respektojnë masat anti-covid, duke shmangur kështu edhe rritjen e rasteve , pasi rritja e rasteve sipas Dajtit është nga personat e pavaksinuar.
“Dua të jap një mesazh për qytetarët që të respektojnë masat dhe maskat. Duhet të vazhdojmë vaksinimin pasi shoh një hezitim për vaksinimin, është numër i ulët pasi duhet të vaksinohesh , ata që janë më rëndë janë të pavaksinuarit. Është e vërtet që kemi pacient që janë vaksinuar me dy doza dhe janë prek nga virusi. Rreth 10-15 % e pacientëve kanë qenë të vaksinuar por mund ta kalojnë më lehtë, por klinikisht janë shumë më mirë”, shprehet Dajti.


Ndërkohë, në një prononcim për Gijotina. Com, kryevaksinatori pranë DSHP Shkodër, tregon se ka një interesim sa i takon vaksinimit masiv, por shumica e qytetarëve janë ta pavaksinuar. Sipas tij, rritja e numër të infektuarve vjen si rezultat i mos respektimit të masave.
“Ka rritje të interesim të qytetarëve që të vaksinohen. Mos respektimi i masave ka shtuar ndjeshëm rritjen e rasteve në qarkun Shkodër. Rreth 3-4 % e rasteve pozitive janë të vaksinuar, ndërsa tjetër ose shumica janë të pavaksinuar”, Arben Xhabija.
Edhe pse Covid 19 po “gjunjëzon” kryeqendrën e veriut dhe aktualisht spitali i qytetit të Shkodrës është një vatër e rrezikshme, situata mbetet kaotike dhe qytetarët detyrohen të presin me orë të tëra në radhë për të marrë konsultat apo të kryejnë vizita me mjekët e nevojshëm . Qytetarët dynden në pritje të një shërbimi , ndërsa nuk respektojnë asnjë masë për ruajtjen e distancimit social.
“Ka një orë e gjysmë që po pres. Radha nis këtu që në orën 10 fillon regjistrimi dhe vizita në orën 10. Mendoj se duhet të fillojë regjistrimi më parë, jo tani. Jam i vaksinuar, me dy doza dhe kam bërë vaksinën kineze”, u shpreh një nga qytetarët.
Edhe pse rreziku për infektimin e Covid 19 është i madh, qytetarët tregohen neglizhentë ndaj këtij fenomeni. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Gijotina.com shohim se qytetarët shkelin masat e vendosura ndaj Covid 19 dhe shumica prej tyre nuk kanë të vendosur barrierën mbrojtëse, maskën. Ndërsa, nga ana e institucionit nuk është marrë asnjë masë për shmangien e këtyre radhëve. Shkodra ka 1906 raste aktive, ndërsa shifrat ditore janë gjithnjë e në rritje.

Lajme të lidhura

“Salillari” përmbyt Bradasheshin, Emergjencat Civile e akuzojnë për…
Breaking Views

“Salillari” përmbyt Bradasheshin, Emergjencat Civile e akuzojnë për…

20:06 - 15/02/26
EKSKLUZIVE/ Zbulohet emri që Rama do zëvendësojë Ballukun, zar i Engjëll Agaçit
Breaking Views

EKSKLUZIVE/ Zbulohet emri që Rama do zëvendësojë Ballukun, zar i Engjëll Agaçit

19:56 - 15/02/26
Dy herë i dënuar për grabitje/ Kush është shqiptari që Britania nuk e dëbon dot?
Aktualitet

Dy herë i dënuar për grabitje/ Kush është shqiptari që Britania nuk e dëbon dot?

19:53 - 15/02/26
Para
Vuçiç me zyrtarin e OKB: Të vazhdojmë dialogun me Kosovën

Vuçiç me zyrtarin e OKB: Të vazhdojmë dialogun me Kosovën

TË FUNDIT

Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO)
Breaking Views

Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO)

23:26 - 15/02/26

Besiktas mori një fitore shumë të rëndësishme 3-2 në transfertë ndaj Basaksehir, në ndeshjen e javës së 22-të të Süper...

Lexo më shumë
Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka fitues, Napoli dhe Roma ndajnë pikën mes spektaklit

Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka fitues, Napoli dhe Roma ndajnë pikën mes spektaklit

23:08 - 15/02/26
Humbja në Shkodër, Gvozdenoviç: Jam krenar për ekipin, ishim më mirë se Vllaznia

Humbja në Shkodër, Gvozdenoviç: Jam krenar për ekipin, ishim më mirë se Vllaznia

22:17 - 15/02/26
Gruda gjen rrjetën me RB Leipzig, goli i parë në Bundesliga (VIDEO)

Gruda gjen rrjetën me RB Leipzig, goli i parë në Bundesliga (VIDEO)

22:03 - 15/02/26
DW i bën jehonë padisë ndaj “Diellës”, ministrja virtuale në gjyq me aktoren

DW i bën jehonë padisë ndaj “Diellës”, ministrja virtuale në gjyq me aktoren

20:52 - 15/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com