Klubi i Partizanit ka konfirmuar lajmin e arritjes së akordit me mbrojtësin e Kombëtares U-21, Albion Markun.
Ky lajm është bërë publik nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thekson se 20-vjeçari vjen në Shqipëri si një huazim nga klubi kroat i Lokomotiva Zagrebit.
Rikujtojmë se më parë ai ka qenë pjesë e Superligës me Laçi, për t’u transferuar në Kroaci për një kontratë që zgjat deri në 2023-shin./Gijotina.com