GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Motrat strehonin emigrantë të paligjshëm, operacioni “COMPLEX” vë në pranga 5 persona

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Motrat strehonin emigrantë të paligjshëm, operacioni “COMPLEX” vë në pranga 5 persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Tiranës ka zhvilluar operacionin “COMPLEX” që ka të bëjë me trafikun e emigrantëve drejt BE dhe kanë rënë në pranga 5 persona, ndërsa 2 janë nën hetim! Policia gjithashtu ka sekuestruar 72 pasaporta, 37 patenta, 2 ID, 2 makina dhe një shumë parash dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Personat e arrestuar janë Sterjo Germenji, 26 vjeç, Anamaria Mihallari, 24 vjeçe, Drita Shehu, 55 vjeçe, Sanije Shehi, 64 vjeçe, dhe Rigers Vejsiu, 26 vjeç.

Personat në fjalë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se me mjete e tyre private kundrejt shpërblimit monetar, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm nga kufiri shqiptario-grek në zonën e Devollit drejt Tiranës.

Emigrantët e paligjshëm pasi strehoheshin nga Drita Shehu dhe Sanije Shehi, motra me njëra-tjetrën, në hotelet e tyre në zonën e Laprakës, bënim organizimin e tyre në bashkëpunim dhe me shtetasin Rigers Vejsiu, djali i Drita Shehu, dhe më pas nisjen e tyre kundrejt pagesës, në drejtim të Kukësit me qëllim kalimin e tyre në Kosovë, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian. 

Gjithashtu, përveç trafikimit të emigrantëve të parregullt, kishin të organizuar edhe një linjë tjetër trafikimi të shtetasve të huaj që hynin me dokumentacion të rregullt në vendin tonë për qëllime turistike apo punë me leje qëndrimi, të cilët pasi hynin në mënyrë të rregullt nga aeroporti i Rinasit,  këta shtetas organizonin punën për trafikimin e këtyre. 

Autorët dyshohet se gjatë veprimtarisë së tyre disa vjeçare kanë trafikuar një numër të konsiderueshëm emigrantësh të paligjshëm dhe personave që hynin në vendin tonë me dokumentacion të rregullt. Ndërkohë, materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. 

Etiketa: arrestohenEmigrantëmotratoperacioni

Lajme të lidhura

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit
Aktualitet

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën
Aktualitet

Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën

21:06 - 31/07/26
“Duam dorëheqjen e Ramës”/ Aktivistja: Jemi flamingo, por dimë të jemi edhe korba kundër korrupsionit
Breaking Views

“Duam dorëheqjen e Ramës”/ Aktivistja: Jemi flamingo, por dimë të jemi edhe korba kundër korrupsionit

20:45 - 31/07/26
Para
“Shqiptarët më duan”, Reja: Javën e ardhshme kthehem në Shqipëri, pres konfirmimin e rritjes

‘Pse nuk luan Broja?’, habit Reja me përgjigjen për talentin shqiptar të Premier League

TË FUNDIT

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26

Italia ka vendosur të mbyllë përkohësisht kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën, në përgjigje të krizës së emigrantëve në Ceuta...

Lexo më shumë
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com