GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plagosja e ish-kreut të PS në Vaun e Dejës, ja pista kryesore ku po heton policia

14:26 - 04/09/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Plagosja e ish-kreut të PS në Vaun e Dejës, ja pista kryesore ku po heton policia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detajet të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku ish-kreu i PS në Vaun e Dejës, Nikolin Huba, mbeti i plagosur nga persona ende të paidentifikuar.

Burime për Gijotina.com, shprehen se pista kryesore ku po heton policia është ajo e drogës, pasi kohët e fundit janë asgjësuar disa rrënjë kanabis në Vaun e Dejës, ku janë arrestuar disa persona.

Pista kryesore e policisë është se kultivuesit kanë dyshuar se Huba mund t’i ketë dhënë informacion efektive, duke i dhënë kështu një mesazh përmes plagosjes. Megjithatë, kjo pistë është ende e pabazuar në prova, ndërsa polica po punon për zbardhjen e plotë.

Nuk dihet nëse Huba ka pasur konflikte të mëparshme, pasi ai vetë e mohoi diçka të tillë para efektivëve duke thënë se “Unë nuk e di se kush janë, sepse nuk kam asnjë konflikt me askënd. Vetëm qëlluan dhe ikën, nuk kam asnjë ide përse më qëlluan”.

Nikolin Huba është ish-kryetar i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, ndërsa aktualisht është anëtar i Këshillit Bashkiak dhe punonjës në Hidrocentralin e Komanit.

Atentati ndaj ish-kreut të PS në Vaun e Dejës, Huba: Nuk kam konflikte

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atenatati në Shkodër, ku i plagosur ka mbetur ish-kreu i PS në Vaun e Dejës, Nikolin Huba.

Burime për Gijotina.com shprehen se deri tani nuk ka asnjë pistë për ngjarjen e rëndë, ndërsa vete Huba ka thënë para policisë se nuk ka konflikte me askënd. Po ashtu, mësohet se 54 vjeçari do të dërgohet në Tiranë për mjekim më të specializuar. 

“Sapo kam dalë nga kafja dy persona me motor me skafandë në kokë janë afruar dhe më kanë qëlluar. Nuk më kanë thënë asnjë fjalë. Unë nuk e di se kush janë, sepse nuk kam asnjë konflikt me askënd. Vetëm qëlluan dhe ikën, nuk kam asnjë ide përse më qëlluan”, ka thënë Huba.

Huba është qëlluar me pistoletë me silenciator ndërsa atentatorët kanë qenë me maska për të mos u njohur. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Shkollës Pyjore, ku Huba ka mbetur i plagosur në këmbë në rrethana ende të paqarta.

Ai është ish-kryetar i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, ndërsa aktualisht është anëtar i Këshillit Bashkiak dhe punonjës në Hidrocentralin e Komanit.

Ngjarja në Shkodër, i plagosur ish-kreu i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, FOTO

Nikolin Huba është 54-vjeçari i cili ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm me armë zjarrin në Shkodër. Burime për Gijotina.com, bëjnë me dije se Huba është ish-kryetar i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, ndërsa aktualisht është anëtar i Këshillit Bashkiak dhe punonjës në Hidrocentralin e Komanit.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Shkollës Pyjore rreth ku Hubaj ka mbetur i plagosur në këmbë në rrethana ende të paqarta. 54-vjeçari është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori ka qenë me motor është dhe larguar në drejtim të unazës së qytetit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e tij, ndërsa nuk dihen ende arsyet e plagosjes.

Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset 54-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Shkodrës, ku një 54 vjeçar është plagosur ne këmbë.

Mësohet se, ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Shkollës Pyjore rreth 10:15, ku në rrethana ende të paqarta është plagosur  me armë zjarri në këmbë, personi me iniciale N. H., 54 vjeç, banues Vau Dejës.

Sipas njoftimit të policisë, 54-vjeçari është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa nuk dihen ende arsyet e plagosjes.

Etiketa: Nikolin HubaPS

Lajme të lidhura

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë
Aktualitet

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar
Aktualitet

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Para
“Kush je ti? Ku po na çon?”, Ramush Haradinaj i kërkon dorëheqje Albin Kurtit

“Kush je ti? Ku po na çon?”, Ramush Haradinaj i kërkon dorëheqje Albin Kurtit

TË FUNDIT

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

Në kuadër të operacionit policor të koduar “STAJKA”  Policia e Vau i Dejës,ka ushtruar kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e...

Lexo më shumë
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com