Ministria e Shëndetësisë informon për situatën e koronavirusit në 24 orët e fundit në vendin tonë. Sipas MSH, në orët e fundit janë regjistruar 4 humbje jete dhe kanë rezultuar pozitivë 984 persona. Ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 640 persona.
Ministria e Shëndetësisë raporton se 106 pacientë po marrin trajtim, ndërsa numri i testimeve ka shkuar në 6113. MSH gjithashtu u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.