GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut ngre shqetësimin e përballjes me një valë emigrantësh afganë

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Presidenti i Maqedonisë së Veriut ngre shqetësimin e përballjes me një valë emigrantësh afganë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një intervistë Radion Evropa e Lirë, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski nuk e përjashton mundësinë që vendi të përballet me një valë refugjatësh si rrjedhojë e krizës në Afganistan.

Duke folur për procesin e regjistrimit të popullsisë i cili zhvillohet pas dy dekadave, Presidenti Pendarovski thotë se kësaj radhe nuk pret që dikush nga forcat politike të synojë ta komprometoj këtë proces megjithëse numërimi, siç thotë, vetëm mbi bazë etnike duhet t’i takoj historisë.

Ndërsa për zgjedhjet lokale ai ka theksuar se për demokracinë është vlerë e shtuar fakti që në këto zgjedhje garojnë më shumë lista të pavarura për këshilltarë dhe kryetar komune.

Pjesë nga intervista:

REL: Çfarë ndikimi mund të ketë, eventualisht, situata në Afganistan në pikëpamje…ndaj Ballkanit Perëndimor, në kuptimin e asaj se pritet valë e re refugjatësh?

Stevo Pendarovski: Është e mundur të presim valë refugjatësh. Jo këta që vijnë tani, të cilët janë nxjerrë përmes të ashtuajturave konvoje humanitare, në mënyrë të organizuar; ky numër është i vogël, jo vetëm te ne, përgjithësisht në botë; bëhet fjalë për disa mijëra njerëz.

Megjithatë, është e mundur…Për shkak se unë pres që ai regjim të jetë njësoj i egër, si ai më parë, para 20 viteve, që të shkaktojë valë të re refugjatësh dhe ajo të jetë mbase e ngjashme me atë çka pamë në vitin 2015 dhe 2016, kur një milion e gjysmë njerëz tranzituan nëpër territorin tonë dhe nëpër tërë këtë rajon.

REL: Pas pothuajse 20 viteve, përfundimisht, mbahet regjistrimi që sipas definicionit është operacion statistikor që do të duhet t’i ndihmojë shtetit për planifikim më të mirë, në aspektin ekonomik dhe social. Por, kjo në vend sikur kuptohet si rinumërim midis maqedonasve dhe shqiptarëve dhe të tjerëve. (Ky) narrativ a mund t’i bëjë varrin vetë procesit të regjistrimit?
Stevo Pendarovski: Kishte përpjekje të tilla. Unë mendoj – para se ta shtynim regjistrimin herën e kaluar. Tani ky narrativ politik, që përpiqet t’i bëjë varrin regjistrimit dhe ta paraqes vetëm dhe vetëm si rinumërim të kokave etnike, është relativisht i dobët, relativisht është dobësuar ndërkohë. Unë nuk pres që për shkak të tensioneve politike ndokush relativisht do të mund t’i komprometojë rezultatet e regjistrimit.

REL: Pas regjistrimit vijnë Zgjedhjet lokale, në tetor; rrethi i parë më 17-tin. Këto zgjedhje lokale a do të sjellin një kualitet të ri me faktin se paraqiten shumë lista të pavarura, kandidatë të pavarur për këshilltarë, po edhe për kryetarë komunash?

Stevo Pendarovski: Kjo është një – unë do t’i kisha quajtur, një prej hapave të vegjël drejt demokratizimit të shoqërisë sonë, që vetëm mund të na gëzojë. Shumëllojshmëria – vetëm mund ta pasurojnë demokracinë maqedonase. Nuk mund ta bëjnë më të keqe.

Mua më vjen mirë që ndodh kjo, edhe pse mendoj se në atë drejtim pushteti përmes veprimtarisë së vet normative në muajt dhe vitet pasuese, bashkë me opozitën, për shkak se ai legjislacion zgjedhor ndërron me konsensus të plotë, patjetër të bëjnë edhe do hapa. Për shembull, një njësi zgjedhore, pa prag e kështu me radhë – që të mundësohet që edhe subjektet më të vogla politike të mos jenë bashkëngjitje e të ashtuqajturave parti të mëdha politike, por të kenë autonominë e vet dhe, përfundimisht, (të ofrojnë) diçka të re në tregun politik.

Etiketa: afganetMaqedonia e VeriutPresidenti

Lajme të lidhura

Trafikuan 18 ton kokainë nga Kili, si tentoi mafia shqiptare të korruptojë drejtësinë amerikane
Aktualitet

Trafikuan 18 ton kokainë nga Kili, si tentoi mafia shqiptare të korruptojë drejtësinë amerikane

13:23 - 25/05/26
Shkopinj gome dhe gaz lotsjellës, policia hyn me dhunë në selinë e partisë opozitare në Ankara
Botë

Shkopinj gome dhe gaz lotsjellës, policia hyn me dhunë në selinë e partisë opozitare në Ankara

12:51 - 25/05/26
Irani paralajmëron SHBA: Çdo veprim ushtarak do të thotë luftë
Botë

Irani shuan shpresat: Nuk ka afat për marrëveshjen me SHBA, negociatat ende larg finalizimit

11:19 - 25/05/26
Para
Bien rastet, por rriten vdekjet/ Shifrat e COVID-19 në Kosovë

Bien rastet, por rriten vdekjet/ Shifrat e COVID-19 në Kosovë

TË FUNDIT

A do kandidosh për kryeministër në 2029? Berisha: Një miku im 95 vjeç po e drejton me sukses qeverinë
Aktualitet

A do kandidosh për kryeministër në 2029? Berisha: Një miku im 95 vjeç po e drejton me sukses qeverinë

13:37 - 25/05/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj pyetjes nëse do të jetë kandidat për kryeministër në 2029 dhe la...

Lexo më shumë
2 aksidente brenda pak orësh në Durrës, motori përplas rëndë biçikilistin

Ngjarje tragjike në Durrës, dy persona i kanë dhënë fund jetës brenda pak orëve

13:32 - 25/05/26
Trafikuan 18 ton kokainë nga Kili, si tentoi mafia shqiptare të korruptojë drejtësinë amerikane

Trafikuan 18 ton kokainë nga Kili, si tentoi mafia shqiptare të korruptojë drejtësinë amerikane

13:23 - 25/05/26
Berisha: Media po na censuron! Po i monitorojmë për të rrëzuar shpifjen e Ramës

Berisha: Media po na censuron! Po i monitorojmë për të rrëzuar shpifjen e Ramës

13:02 - 25/05/26
Shkopinj gome dhe gaz lotsjellës, policia hyn me dhunë në selinë e partisë opozitare në Ankara

Shkopinj gome dhe gaz lotsjellës, policia hyn me dhunë në selinë e partisë opozitare në Ankara

12:51 - 25/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com