GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

DW: Moratoriumi Kosovë-Serbi i Uashingtonit skadon, çfarë pason?

16:35 - 05/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
DW: Moratoriumi Kosovë-Serbi i Uashingtonit skadon, çfarë pason?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka skaduar të dielën (05.09) moratoriumi njëvjeҫar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington në prani të ish-presidentit Donald Tramp, ku Serbia u zotua se do ta ndalë fushatën në kërkim të ҫnjohjes së pavarësisë së Kosovës, ndërsa, kjo e fundit do të ndalte përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. E gjithë kjo ishte një përpjekje e Uashingtonit zyrtar në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, përpjekje kjo që po vazhdon edhe sot. Pas skadimit të këtij moratoriumi, Departamenti Amerikan i shtetit inkurajoi në një deklaratë për Zërin e Amerikës, Kosovën dhe Serbinë “që të vazhdojnë moratoriumin”.

“Në mënyrë që të mbështetet suksesi i dialogut dhe përpjekjeve të tjera, ne inkurajojmë të dy palët që të mbajnë moratoriumin e tyre mbi çështjen e njohjeve që komplikon përparimin në fushat teknike”, tha një zëdhënës i DASH-it.

Dokumenti gjashtëmbëdhjetë pikësh në dy versione, një për palën kosovare dhe një për atë serbe, u nënshkrua më 04.09.2020, një vit më parë në Shtëpinë e Bardhë, në prani të ish-presidentit amerikan Donald Trump, nga ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Departamenti amerikan i shtetit shpreson për bashkëpunim me Kosovën dhe Serbinë, “në përmbushjen e detyrimeve të tyre, duke mbështetur, qëllimin e normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”.

“Shpresojmë që partnerët tanë të respektojnë detyrimet që ata pranuan vitin e kaluar në Uashington në mirëbesim. Elemente të shumta të marrëveshjes mbështesin prioritetet e vizionit tonë më të gjerë të rajonit, diversifikimin e energjisë, lidhjen rajonale, aplikimin e një moratoriumi për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe fushatën për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, si dhe gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur “, thuhet në deklaratën e DASH-it. Më tej u kërkohet të dyja vendeve “pjesëmarrje serioze dhe thelbësore në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja”, duke inkurajuar Kosovën dhe Serbinë “që të shënojnë bashkëpunim në fushat e interesit të përbashkët, siç është rimëkëmbja nga pandemia dhe përmirësimi i marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare”.

Kosova dhe Serbia nuk e komentojnë fundin e moratoriumit

“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin punën për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, detyruese për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e fokusuar në njohjen reciproke, e cila hedh themelet për bashkëpunim dhe përparim të qëndrueshëm”, thuhet në deklaratën e DASH-it.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë nga ana e tyre nuk kanë dhënë ndonjë koment për këtë deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me moratoriumin. Por më herët nga ministria e Jashtme e Kosovës u tha se Kosova po bën përgatitje për aplikim për anëtarësim në organizata ndërkombëtare pa u dhanë detaje, ndërsa, Serbia nga ana e saj, është e gatshme të nisë fushatën e ҫnjohjeve për Kosovën. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuҫiq gjatë një forumi  në Bled të Sllovenisë javën e shkuar tha se ai ka informacione se “Prishtina zyrtare do të fillojë me kërkesa të reja për pranim në organizata ndërkombëtare,  nisur nga INTERPOL-i, UNESCO-ja dhe Këshilli i Evropës”. Kjo nismë e Kosovës sipas presidentit të Serbisë Vuҫiq “shkel zbatimin e marrëveshjen e Uashingtonit dhe do të sjellë paqëndrueshmëri shtesë në rajon. Puna jonë është të përgatitemi dhe t’i përgjigjemi kësaj”, tha Vuçiçi.

Kosova dhe Serbia po zhvillojnë që nga viti 2011 bisedime për normalizimin e marrëdhënieve nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Shefi i tashëm i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të zgjidhë, ndër të tjera, edhe çështjen e përfaqësimit ligjor të Kosovës në nisma të ndryshme rajonale. Kosova dhe Serbia po përgatiten edhe për një takim të mundshëm të nivelit të lartë gjatë muajit shtator ndërmjet dy udhëheqësve kryesorë politikë të të dyja vendeve, kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiç. Kjo u bë e ditur nga vetë krerët e të dyja vendeve, gjatë forumit strategjik të Bledit në Slloveni, ku morën pjesë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit dhe udhëheqës të Bashkimit Evropian./ DW

Etiketa: Kosove-SerbiMoratorium

Lajme të lidhura

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar
Breaking Views

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren
Breaking Views

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Para
Zbardhen prapaskenat nga vrasja në Tropojë, “Hajde do sqarohemi”

Zbardhen prapaskenat nga vrasja në Tropojë, “Hajde do sqarohemi”

TË FUNDIT

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26

Ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, gazetarja e njour Rezarta Reçi në moshën 64-vjeçare....

Lexo më shumë
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com