GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Talebanët pengojnë qytetarët të futen në aeroport, SHBA premton evakuimin e amerikanëve nga Kabuli

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Talebanët pengojnë qytetarët të futen në aeroport, SHBA premton evakuimin e amerikanëve nga Kabuli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të dielën një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara do të gjejnë një mënyrë për të nxjerrë nga Afganistani amerikanët e mbetur atje, nëse ata duan të largohen. Por një ligjvënës i lartë republikan për çështjet me jashtë tha se kryengritësit talebanë po bëhen pengesë për futjen e amerikanëve në aeroportin e Kabulit.

Shefi i kabinetit i Shtëpisë së Bardhë Ron Klain tha për rrjetin televiziv CNN se zyrtarët amerikanë besojnë se rreth 100 amerikanë ndodhen ende në Afganistan që nga tërheqja përfundimtare e ushtrisë amerikane rreth një javë më parë. Më 30 gusht SHBA i dha fund luftës gati 20 vjeçare kundër terroristëve të al-Kaidës dhe talebanëve.

“Ne do të gjejmë mënyra për t’i nxjerrë ata nëse duan të largohen me gjasë përmes rifillimit të fluturimeve për në Katar”, tha zoti Klain. Ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do t’i vazhdojnë përpjekjet për të ndihmuar ata afganë që bashkëpunuan me trupat amerikane.

Por një ligjvënës kryesor i opozitës, Michael McCaul, republikani kryesor në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, tha për rrjetin televiziv Fox Neës se bazuar në njoftimet e agjencive amerikane të zbulimit numri i amerikanëve që vazhdojnë të jenë në Afganistan llogaritet në disa qindra. Sipas tij, që nga momenti që SHBA përfundoi misionin asnjë qytetar amerikan nuk është evakuuar nga Afganistani.

“Talibanët po parashtrojnë kërkesa dhe nuk po lejojnë fluturimin e aeroplanëve”, tha zoti McCaul.

Ai tha se talebanët “po kërkojnë në këmbim”, njohjen e plotë të qeverisë së tyre nga ana e Uashingtonit.

“Ky nuk është një grup taleban i ri dhe i përmirësuar”, tha zoti McCaul, duke e krahasuar me sjelljen e tyre në 2001 kur SHBA-ja e rrëzoi nga pushteti grupin në fjalë, duke vënë në shënjestër terroristët e al-Kaidës të strehuar nga talebanët, përgjegjës për planifikimin e sulmeve të 11 shtatorit në SHBA ku si pasojë u vranë rreth 3,000 njerëz.

Ai tha se disa përkthyes afganë, të cilët ndihmuan trupat amerikane gjatë luftës, dhe po kërkojnë të largohen nga vendi, janë kthyer mbrapsht në aeroportin e Kabulit e janë detyruar të kthehen në shtëpi, për të parë se si ekzekutohen nga talebanët anëtarët e familjeve të tyre, disa me prerje kohe, përpara se vetë ata të pësojnë të njëjtin fat. Por zoti Mccaul nuk dha ndonjë shifër se për sa vetë bëhej fjalë.

“Unë kam thënë gjithmonë se Presidenti Joe Biden i ka duart e lyera me gjak”, tha zoti McCaul.

Pasi SHBA tërhoqi trupat e saj të fundit nga Afganistani javën e kaluar, Presidenti Biden mbrojti me forcë tërheqjen që siguroi nxjerrën nga ai vend të 98% të amerikanëve duke e cilësuar si “sukses të jashtëzakonshëm”.

Presidenti Biden ka thënë shpesh se ai ka qenë dhe është kundër një “lufte pafund” në Afganistan.

Sondazhet kombëtare në Shtetet e Bashkuara tregojnë se amerikanët e mbështesin vendimin e zotit Biden për t’u larguar nga Afganistani, por jo përfundimin kaotik të operacioneve atje. Në ditët kur prania e trupave amerikane po reduktohej, një sulm i përgjakshëm shkaktoi vdekjen e 13 ushtararëve amerikanë. Përgjegjësinë për sulmin e mori ISIS-K, degë e organizatës terroriste e vetëquajtur Shteti Islamik që operon në Afganistan. /  VOA

Lajme të lidhura

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid
Botë

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid

15:47 - 04/08/26
Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi
Botë

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Para
Shkaktoi “lumë” komentesh, Kurti merr vendimin për Zeqirajn

Shkaktoi "lumë" komentesh, Kurti merr vendimin për Zeqirajn

TË FUNDIT

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale
Aktualitet

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale

22:46 - 06/08/26

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një banesë dykatëshe në lagjen “16 prilli” në Fier. Flakët kanë përfshirë...

Lexo më shumë
Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

22:07 - 06/08/26
Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

22:01 - 06/08/26
Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

21:52 - 06/08/26
Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

21:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com