Vëllezërit Spartak Sela dhe Romeo Sela, banues në fshatin Luftinjë, Memaliaj janë vënë në pranga pasi akuzohen për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Të dy ishin persona të shpallur në kërkim nga policia ndërkohë që sot janë vënë në pranga.
“Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njerit-tjetrin, në fshatin Luftinjë, kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.